Flash News

KRYESORE

“Për arsye partiake”, shkarkohet sekretarja e Këshillit Bashkiak, reagon prefekti: Motivacion nuk qëndron

Këshilli Bashkiak në Skrapar ka kërkuar shkarkimin e sekretares së këtij organi, Myslime Gjoka me motivacionin e theksuar “për arsye partiake”.

Vendimi nga Këshilli Bashkiak u mor me 9 vota pro dhe 4 kundër, ndërsa kërkesa i është dërguar për konfirmim prefektit të qarkut të Beratit, Harrilla Dafa.

Ky i fundit nuk e ka konfirmuar këtë vendim të Këshillit Bashkiak të Skraparit, duke e cilësuar të papranueshëm motivacionin “për arsye partiake”.

Në shkresën e tij zyrtare vihet re se prefekti e thekson faktin se togfjalëshi “për arsye partiake” nuk qëndron pasi nuk ka bazueshmëri ligjore.

Më poshtë, faksimilja e vendimit të këshillit të bashkisë Skrapar, pjesë nga proces-verbali mbledhjes të këshillit si dhe vendimi i moskonfirmimit nga Prefekti i Qarkut Berat. 

Të fundit