Flash News

KRYESORE

Për arsye profesionale dhe personale, Flor Binaj njofton se nuk do të jetë pjesë e 'Portokallisë'

Prej vitesh tashmë është kthyer në traditë që gjatë sezonit veror, stafi i 'Portokallisë' nuk bën pushime, por bën një tur në gjithë Shqipërinë duke dhuruar spektakël në qytete të ndryshme.

Turi tashmë ka nisur por pjesë e këtyre shfaqjeve nuk do të jetë një ndër aktorët më të dashur, Flor Binaj, i cili ka shkruar në një postim në Instagram se kjo mungesë vjen si pasojë e disa arsyeve të tij personale dhe profesionale.

“Të dashur miq, mikesha dhe fansa. Për arsye personale dhe profesionale nuk do jem në turneun e ‘Portokallisë’ nëpër qytete. Suksese të gjithë kolegeve dehe kolegëve. Portokallia është gjëja më e bukur që ndodh në çdo qytet këtë verë.”- ka shkruar aktori.

 

Të fundit