Flash News

KRYESORE

Për ata që duan të punojnë në SHBA, Ambasada Amerikane jep lajmin e mirë

Për ata që duan të punojnë në SHBA, Ambasada Amerikane

Për të gjithë ata që duan të punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka një lajm të mirë. Ambasada Amerikane në Tiranë në njoftimin e sotëm ka bërë thirrje të gjithë studentëve të universiteteve. Kjo është e vlefshme për periudhën e pushimeve verore që garanton punësim sezonal në SHBA nëpërmjet Programit Veror të Punësimit të Shteteve të Bashkuara.

“Studentë universiteti – jeni në kërkim të diçkaje interesante për të bërë këtë verë? A e keni marrë në konsideratë Programin Veror të Punësimit? Është një mundësi e shkëlqyer që studentët të kalojnë pushimet verore në SHBA. Vetëm sigurohuni që të ktheheni në Shqipëri për vitin e ri shkollor! #PyetAnën” - thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane nw Facebook.

Të fundit