Flash News

KRYESORE

Për ata që kanë udhëtuar apo do udhëtojnë drejt bregdetit, si parashikohet moti këtë fundjavë

Për ata që kanë udhëtuar apo do udhëtojnë drejt

Pas ditëve të karantinës shqiptarët e Shqipërisë por edhe ata të Kosovës gjatë fundjavave nisën drejt bregdetit shqiptar, kryesisht në jug. Duke qenë se për shkak të masave që janë marrë për parandalim e përhapjes së COVID-19, udhëtimet jashtë Shqipërisë, janë një opsion i largët momentalisht, ndaj të gjithë po shfrytëzojnë bregdetin shqiptar.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në pjesën veriore e verilindore gjatë mesditës, do të shfaqen reshjet e shiut.

Ditën e dielë, moti do të nisë i kthjellët, por vranësirat në zhvillim përgjatë zonave malore dhe pranë tyre do të pasohen nga reshje shiu të përkohshme. Në lindje mundësi për shtrëngata me rrufe.

Era, do të mbizotërojë nga veriperëndimi e lehtë dhe gjatë së dielës e vrullshme në bregdet duke sjellë shtim të dallgëzimit të forcës 3 deri 4 ballë.

Temperaturat do të regjistrojnë si më poshtë vijon.

Të fundit