Flash News

KRYESORE

Për ata që pyesin ‘çfarë strategjie ka PD’, politikanja demokrate ka një përgjigje

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka një përgjigje për të gjithë ata të cilët  pyesin për strategjinë e kësaj partie dhe se çfarë duan të arrijnë.

Zhupa tregon se strategjia e PD-së është përballja me të keqen, ndërsa ajo që duan të arrijnë është fitorja për shqiptarët. 

“Për ata që pyesin: Çfarë strategjie keni? Strategjia jonë është përballja, është rezistenca KUNDËR kësaj të keqe që ka marrë peng njerëzit dhe të ardhmen tonë, ka gllabëruar liritë dhe të drejtat tona! Për ata që pyesin cfarë doni të arrini: Përgjigja është vetëm NJË: FITORE PËR SHQIPTARËT!”, shkruan Zhupa, teksa ka publikuar dhe fotot me pankartat e qytetarëve të cilët kërkojnë të drejtat e cunguara.

Të fundit