Flash News

KRYESORE

Për çfarë do fliste Saimir Tahiri sot në parlament? A do të qëndronin në sallë Rama dhe deputetet e PS-së për ta dëgjuar?  

Për çfarë do fliste Saimir Tahiri sot në parlament? A do

Në mënyrë surprizë emri i Saimir Tahirit u shfaq sot te lista e deputetëve të cilët kishin regjistruar emrin tek diskutantët në foltoren e Kuvendit. Për herë të parë, Tahiri cilësohej si deputet i pavarur ndërkohë që emri i tij ishte shënuar në fund të listës dhe sipas rregullores së Kuvendit, diskutimet që mbahen në fund të seancës, kanë një kohë fikse të përcaktuar, 20 minuta, dhe ato nuk kanë të bëjnë me asnjë pikë të rendit të ditës.

Por për çfarë do të fliste Saimir Tahiri sot?

Sa i takon çështjes së tij nuk ka pasur të reja, sa i takohen hetimeve ndaj tij, të paktën në publik. Emri i Tahirit përmendej në raportin e djeshëm të publikuar nga Freedom House, por në të bëhej një listim i të gjitha akuzave që janë ngritur ndaj ish-ministrit pa përmendur akuza të reja.

Në këto kushte, janë disa pikëpyetje që ngrihen rreth regjistrimit të emrit të Tahirit në Kuvend sot.

Së pari, nuk përjashtohet mundësia që Tahiri të shfaqej sot në Kuvend duke mbajtur një fjalë rasti për të shpëtuar mandatin e deputetit. Pasi sipas rregullores, deputeti që mungon në seancë për 6 muaj me radhë humbet mandatin. Dhe duket se ish-ministri është shumë pranë këtij afati.

Së dyti, fjala e sotme e Tahrit, nëse do kishte ndodhur, mund të ishte fillimi i rehabilitimit të tij në politikë pas gjithë asaj furte.

Por përtej këtyre ka edhe një tjetër pikëpyetje. A do të qëndronin në sallë deputetët e PS-së, përfshi edhe Ramën, në momentin kur Tahiri do të mbante fjalën? Sipas rregullores, Tahiri do të fliste në fund, nëse seanca do të zhvillohej normalisht, madje pasi të ishte mbyllur edhe votimi i projektligjeve. A do të qëndron edhe 20 minuta në sallë socialistët për të dëgjuar ish-kolegun e tyre i cili sot për herë të parë u prezantua si i pavarur? Kjo mbetet për tu parë seancën e ardhshme, ku me shumë gjasë, emri i Tahirit do të jetë sërish në listën e diskutantëve./Politiko.al

 

Të fundit