Flash News

KRYESORE

Për çfarë problemesh ‘vrasin mendjen’ kryeministri dhe deputetët në mesnatë? Video e diskutimit skandaloz në Kuvend

Për çfarë problemesh ‘vrasin mendjen’ kryeministri

Punimet e Kuvendit kanë vijuar deri në orën 02:00 të ditës së sotme dhe pas 17 orësh debat është arritur të miratohet ligji për strukturën dhe organikën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në Gjykatën Kushtetuese dhe i Komisionit të Pavarur të Kualikimit.

Në orët e para të mëngjesit, diskutimet për lidhjet e qeverisë me krimin dhe opozitën ‘anti-shqiptare’, ua kishin lënë vendin diskutimeve për atletet e Edi Ramës dhe erës që vjen në Partinë Demokratike.

Për një kohë të gjatë, deputetët e opozitës dhe kryeministri Rama kanë debatuar dhe kanë shkëmbyer replika për atletet dhe nëse duhen veshur apo jo.

Një diskutim ‘me vend’ i ligjvënësve tanë në institucionin më të lartë të vendit, sigurisht, pasi e kishin vrarë mendjen mirë e mirë se si do t’i zgjidhin problemet e qytetarëve.

Retorika anti-media e Edi Ramës, drejtoresha e ‘Zërit të Amerikës’: Nuk do të doja kurrë ta provoja; gazetarët duhet të rezistojnë

 

Të fundit