Flash News

KRYESORE

"Për dialog të hapur çdo ditë, por të shtunën bëjmë protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria"

"Për dialog të hapur çdo ditë, por të

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë dhe grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari Basha ka folur për mediat duke sqaruar se fokusi i mbledhjes ishte organizimi i protestës së të shtunës. "Vendimi është marrë, detyrat janë ndarë. Së bashku do të ndalim marrjen e vendit peng nga krimi i organizuar. Në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria me 13 maj në orën 12:00".

Kryetari i opozitës nuk i ka përjashtuar bisedimet, duke thënë se 'ne jemi të hapur cdo ditë për dialog politik'.

Ai ka sqaruar, për herë të 12-të sipas tij, edhe atë se Partia Demokratike kurrë nuk ka marrë një vendim për bojkot zgjedhjesh. "E gjithë kjo betejë bëhet për pjesëmarrje në zgjedhje, për zgjedhje të sigurta. Me 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën".

Të fundit