Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Për dijeni të Ramës, Bashës dhe Metës”, Fuga: Pse urdhrat Besa Shahinit e kanë futur në kaos arsimin universitar publik
Akademiku dhe profesori në Universitetin e Tiranës, Artan Fuga ka ngritur sërish shqetësimin mbi zgjedhjet në universitete.
Me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Fuga akuzon ministren e Arsimit Besa Shahini se përmes urdhrave të saj ka futur në kaos arsimin universitar publik
Sipas Fugës, urdhri i ministres është kontradiktor pasi në një anë e shfuqizon procesin zgjedhor duke i hequr atij datat dhe afatet e fillimit dhe përfundimit, pra e bën atë pa kohë, nga ana tjetër, po në të njëjtin urdhër, u kërkon autoriteteve drejtuese universitare të vazhdojnë përgatitjen e zgjedhjeve.
Në kushte të tilla, akademiku apelon që askush mos kandidojë para nisjes ligjore të procesit zgjedhor.
Postimi i plotë:
Për dijeni : kryeministrit : Edi Rama
Presidentit të Republikës : Ilir Meta
Kryetarit të partisë demokratike : Lulzim Basha
Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë
Pedagogëve dhe studentëve të Universiteteve Publike
Arsimi universitar publik duhet të kishte pasur përpara tij së afërmi një periudhë të lumtur.
Duke u afruar zgjedhjet për autoritetet dhe organet drejtuese ishte rasti të jepej llogari se çfarë kanë bërë ata që kanë ardhur në fund të mandatit ; dhe kandidatët e rinj që do të dilnin, nga ana tjetër, nëpërmjet një gare të pastër, të ligjshme, plot pasion, edukatë dhe mençuri, të konkurronin me ide, platforma, reforma aq të pritura me pasurim nga pedagogët dhe studentët.
Por gjithçka fatkeqësisht, si nga një dorë e padukshme, është futur në kaos. Gishtin tregues për të kërkuar shkakun e kësaj katrahure unë e vendos katërçipërisht te urdhri i ministrit për arsim Besa Shahini, i cili për nga paradoksaliteti, inkoherenca juridike dhe logjike, trajtimi krejt së jashtmi dhe shumë keq i kuadrit ligjor të zgjedhjeve, ka krijuar dy situata njësoj të dëmshme dhe që do të lënë shenja të thella në arsimin universitar në vitet e ardhshme :
Sigurisht, kjo do të ndodhi nëse trupa pedagogjike dhe studentët nuk do të gjejnë forca të ngrihen mbi kurthet që u janë ngritur për ta rikthyer situatën në normalitet dhe mundësitë për këtë janë ! Pa pritur zgjidhje nga urdhri i ministrit në fjalë !
Pra, një situatë është ajo e disa universiteteve ku në kundërshtim me parimet e procedurave normale zgjedhore, dhe në kundërshtim me kuadrin juridik të gjendjes të fatkeqësisë natyrore, të mbylljes të universiteteve, drejtuesit i vazhduan procedurat zgjedhore. Ata hynë në logjikën e kurthit që iu ngrit lidershipit universitar publik për të bërë « zgjedhje pa zgjedhës dhe të zgjedhur ». Askush atje nuk mundi të ngrejë zërin kundër kësaj gjendjeje anormale që e fundos njëherë e mirë demokracinë universitare, që e ilegjitmon lidershipin universitar publik, që i rrënon reputacionin dhe besueshmërinë përpara studentëve dhe masës të pedagogëve. Arsyet janë të vetëkuptuara përse kjo ndodhi në këto universitete. Është koha për t’a riparuar vetë ne !
Unë pyes, kush ka interes ta njollosi lidershipin e katër viteve të ardhshme me ilegjitimitet, për ta bërë bashkëfajtor, ndërkohë që asnjë pjesë e këtij lidershipi nuk ka nevojë për zgjedhje të parregullta sepse kandidon dhe nëse ka besimin e masës fiton pastër, qartazi, mandatet për të cilat aspiron ? Kush ndjek teknikën e agregimit të drejtuesve të botës universitare në një « solidaritet të paligjshëm » ndërtuar mbi altarin e mëkatit të shkeljeve ligjore, mbi një « mëkat » zanafillues që do t’a bëjë atë t’a vuajë për të gjithë kohën e një mandati të njollosur në zanafillë ? Pa pasur asnjë nevojë të humbi reputacionin dhe autonominë e vet morale, pa pasur nevojë që sa herë ngrihet nga tavolina e mbledhjes ose e një lokale në pushime, të ketë ndrojen se të tjerët, kolegët, do të pëshpërisin « mëkatin » e kurthit të ngritur ? Ndërkohë që mund të ishte ballhapur me kolegët ?
Situata tjetër është ajo në Universitetin e Tiranës, më konkretisht, por jo vetëm, ku tabloja dhe skenari kanë precipituar në debate dhe veprime kaotike të tipit 007.
Në të dyja rastet bota universitare publike e Shqipërisë është dëmtuar rëndë. Pasojat e paligjshmërisë, e zgjedhjeve pa zgjedhës, e pabarazisë të kandidatëve në zgjedhje, e nisjes të fushatave pa kuadrin e tyre ligjor rregullues, bien mbi cilësinë e arsimimin e rinisë të Shqipërisë.
Pa u zgjatur shumë në anët juridike, ritheksoj se shkaku, burimi, zanafilla, e gjithë kësaj katrahure juridike, elektorale, psikologjike dhe etike është aktualisht urdhri i ministrit Besa Shahini, datë 8 maj 2020, nr. 108, « Për shtyrjen e datës së zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në Institucionet Publike të Arësimit të Lartë… ».
Si pasojë e mobilizimit universitar, aq sa ai ka qenë faktikisht i sinqertë, në javën e parë të muajit maj, ministria ndodh nën presion dhe u detyrua për pasojë të anullojë urdhërin e mëparshëm për mbajtjen e zgjedhjeve në universitetet publike. Kjo bëhej mëse e detyruar kur qeveria i ka mbyllur ato, kur pedagogët dhe studentët e kanë të ndaluar të hyjnë në to, kur studentët janë larguar dhe nuk kandidojnë apo zgjedhin dot, kur nuk ka kushte as për fushatë programesh, debatesh, dhëniesh llogari për mandatet e harxhuara, etj.
Kuptohej prej kohësh që mbajtja e zgjedhjeve në këto kushte do të kishte qenë një katrahurë. Këtë e kuptonin të gjithë me përjashtim të ministrit të arësimit që deri ditën e fundit të punës, pas së cilës do të duhej të niste fushata zgjedhore, pra një ditë para 9 majit, më në fund, nxorri urdhërin e anullimit të urdhërit të mëparshëm që kishte parashikuar hapjen e procesit zgjedhor. Lënia e këtij veprimi shfuqizues për ditën e fundit ishte jo vetëm një fyerje e rëndë për universitarët shqiptarë, por edhe bëri që « tenxherja » të vlojë në universitete, acaroi marrëdhënie midis grupesh apo individësh të caktuar me mandate, futi në lojë gjuhën e urrejtjes dhe përjashtimit, e bëri më të rëndë heshtjen e masës të pedagogëve dhe studentëve, si edhe krijoi pabarazinë e parë midis kandidatëve në zgjedhje. Mjaft universitarë megjithatë kandiduan në ato kushte, kurse të tjerë e konsideruan se nuk ishin parametrat për zgjedhje të lira, të ndershme dhe normale.
Cfarë e shtyu ministrin e arësimit të vonohej deri në këtë pikë derisa të priste orët e fundit para një skadence afati që të anullonte datat e zgjedhjeve dhe të krijonte këtë kaos ?
Këtë e di ai. Por, nuk është hera e parë që të tilla gjëra i ndodhin ! Unë kam supozimet e mia që një ditë sigurisht pres të dalin në dritë, por këtë qendrim ai e mbajti edhe kur i hoqi liçencën shkollës « Udha e Shkronjave », sepse drejtuesit e saj, nën rrezikun e kërcënimit të jetës të nxënësve nga Covid 19, kaluan si patriotë të vërtetë në mësimin online. Asokohe, publikisht, mbrojta drejtuesin e shkollës në fjalë duke deklaruar se për mua, para furtunës që po vinte, do të ishte mirë që ai drejtues i asaj shkolle jo të penalizohej, por kishte meritën dhe dinjitetin për të qenë ministër arësimi.
Koha tregoi se Udha e Shkronjave kishtë të drejtë, kurse ministria po bëntë një gabim që mund të kushtonte jetë nxënësish dhe fëmijësh ! Ajo shkollë ishte e denjë për emrin që mbante !
Rikthehemi te urdhëri i 8 majit. Në këtë urdhër theksohet : « Pika 1 dhe 2 e urdhërit të Ministrit … n°8, datë 14.01.2020, i ndryshuar, shfuqizohet. »
Cilat ishin këto pika që shfuqizoheshin ?
Pika 1 që shfuqizohej ishte caktimi i mëparshëm i datës për fillimin e procesit zgjedhor më 11 maj 2020, dhe pika 2 që shfuqizohej ishte caktimi i mëparshëm i datës të zgjedhjeve më 12 qershor 2020.
Tani shihni qartë konkretisht ! Urdhëri i 8 majit shprehet se i shfuqizon këto data të caktuara më parë, pra shfuqizohen bashkë me to edhe fillimi, vazhdimi dhe përfundimi i procesit zgjedhor. Shfuuuuqizoheeeet ! Por në urdhërin ministror këtu nisin « lojërat ». Në të thuhet : Zgjedhjet shtyhen. Shtyheeeeeeen ! « Shfuqizmi » dhe « shtyrja » janë dy koncepte juridike dhe logjike krejt të ndryshme. Shqipja sikurse edhe gjuhët e tjera i dallojnë mirë këto fjalë, këto nocione juridike. Shfuqizimi është shfuqizim dhe nuk është shtyrje, sepse shtyrja është shtyrje, nuk është thjesht shfuqizim. Shiheni edhe në titull ! Flitet për « shtyrje », pra për një proces që nënkuptohet se vazhdon, por vetëm shtyhet në kohë, kurse brenda tesktit, urdhëri flet për « shfuqizim » të afateve të nisjes dhe mbarimit të procesit zgjedhor, pra për shfuqizimin e çdo veprimtarie zgjedhore pa një urdhër të dytë.
Dikush mund të pyesi : Përtej një ngatërrese logjiko-juridike, çfarë pasojash praktike ka në këtë mes ?
Ka, edhe të rënda madje. Sepse tani po lindin orekset për të ligjëruar procese zgjedhore me dy ose më shumë palë kandidatësh për vendet drejtuese në universitetet publike. Njera palë është ajo që kishte kandiduar më parë në kushtet e « zgjedhjeve pa zgjedhës » ; pala e dytë janë ata që po ftohen të kandidojnë tani ndonëse nuk ka ligjërisht asnjë proces zgjedhor në veprim. Nuk ka proces zgjedhor në kuptimin ligjor të fjalës, por kur urdhëri i ministrit thekson fjalë për fjalë se « organet drejtuese të institucioneve publike të arësimit të lartë të vijojnë me përgatitjen e zgjedhjeve » atëhere doemos lindin dëshira për të nisur a vazhduar një proces zgjedhor duke dalë kandidatura të tjera !!! Dhe po ashtu priten të dalin kandidatura të tjera pas një urdhëri të ardhshëm që do të shpalli afatet e procesit zgjedhor. Pra tri palë kandidatura që do të veprojnë me afate të ndryshme kandididimi. A ka më këtu respekt jo të ligjit, por të logjikës ? A ka më këtu barazi shansesh, barazi trajtimesh, barazi mundësish për të konkurruar ? As që mund të bëhet fjalë !!!
Urdhëri i ministrit është vetë kontradikta, vetë paradoksi i gjallë. Më një anë ai e shfuqizon procesin zgjedhor duke i hequr atij datat dhe afatet e fillimit dhe përfundimit, pra e bën atë pa kohë, pa hapësirë, e çbën me një fjalë, nga ana tjetër, po në të njejtin urdhër, pasi firmosësh e shfuqizon procesin, ai u kërkon autoriteteve drejtuese universitare të vazhdojnë « përgatitjen » e zgjedhjeve, pa kufizuar nënkuptimisht asnjë « përgatitje » !!!
Eshtë njësoj sikur një automjeti t’i shtrëngosh frenat, dhe njëkohësisht t’i japësh gaz !!! A mendon zoti ministër se në këtë mënyrë u kërkon drejtuesve të universiteteve publike të bëjnë diçka të paligjshme, diçka në kundërshtim me ligjin për arësimin e lartë që ata duhet ta respektojnë ? E për rrjedhojë duhet ta refuzojnë zbatimin e urdhërit të ministrit që u kërkon ta frenojnë automjetin ku kanë hipur me timon në dorë dhe njëkohësisht t’i japin atij « gaz në dërrasë » ! I shtyn në veprimet të paligjshme vetë ministri i arësimit !
Kush nuk « ngopet » me kaq, ka edhe më. Po në atë urdhër të 8 majit ministri i arësimit i jep vetes të drejtën, sikur të ishte ndonjë autokrat i ndonjë vendi lindor në shekullin e 18-të, për të urdhëruar që universitetet publike, me t’u shpallur data e re e zgjedhjeve nga po ai ministër, « menjëherë » pra, të jenë në gjendje të zhvillojnë zgjedhjet !!!
A ka juristë në ministrinë arësimit ? Cfarë kuptimi ka fjala « menjëherë » në gjuhën juridike në shqip ? « Menjëherë » është një koncept kohor filozofik dhe aspak juridik. Cfarë domethënë « menjëherë » zoti ministër ? Brenda sekondës, brenda një çerek dekike, brenda një sahati, po atë natë, pa zbardhur dielli, apo në agim ? Kur ? Urdhëri pra nënkupton se mund të mos ketë fare afat kohor dhe periudhë kohore për kryerjen e procesit zgjedhor, sikurse e nënkupton ligja, sikurse e ka vulosur praktika, sikur e kanë përcaktuar urdhëra precedentë të po atij ministri, e më në fund sikurse e do logjika.
Për cilët na merr ne universitarët e Shqipërisë ai urdhër i ministrit të arësimit ? Për lolo, për budallenj, për lepuj, për imbecilë juridikë ? Unë shpall që nesër janë zgjedhjet dhe ju « menjëherë » më sillni emrat e drejtuesve. Hajde kot janë zgjedhjet ! – duket sikur më bërtet fjala « menjëherë » në tekstin e urdhërit ministror.
Nuk jeni akoma të qartë ! Keni hezitime për ta konsideruar këtë urdhër një lajthitje juridiko-logjike, por që sjell pasoja fatale mbi organizimin, jetën e brendëshme, paqen sociale, kualitetin e drejtimit universitar në vitet që vijnë, pabarazi kandidimesh, zgjedhje pa zgjedhës, etj. ? Mirë ! Shiheni vazhdimin ! Pika 3 e urdhërit thekson se këto organe drejtuese duhet gjithashtu « të ndjekin procesin e integritetit akademik të kandidatëve » !!!
Nuk po zgjatem për shqipen allosoje dhe nivelin e saj që ka përdorur juristi që e ka shkruar si duket me nxitim urdhërin. « Të ndjekin procesin e integritetit akademik » !!! Integriteti akademik zoti ministër nuk është proces është gjendje, është cilësi statike, nuk është gjendje kalimtare apo në arritje a zhbërje e sipër !!! Unë si universitar nuk e pranoj këtë stil logjik !
Por, nuk po zgjatem më këtu sepse do të ishte jo e sjellshme. Problemi është më i rëndë akoma. Pasi ke shfuqizuar datën e fillimit dhe të mbarimit të procesit zgjedhor, logjika më e thjeshtë juridike do ta donte që të kuptohej se bashkë me to ke shfuqizuar vetë procesin. Jo vetëm sepse këtë të detyron neni 131 i ligjës për arësim, por ta bën të detyrueshme edhe logjika më e thjeshtë formale. Përshembull, po i hoqe njeriut momentin e lindjes dhe atë të vdekjes, a mund të thuash se njeriu jeton ? Ja kaq e thjeshtë është ! Po i hoqe datën e fillimit dhe të mbarimit procesit zgjedhor, ke hequr vetë procesin.
Prandaj nuk duhen cytur drejtuesit universitarë t’i hyjnë një « lufte shtrigash » për të vazhduar me « procesin e integritetit akademik » !!!, të kandidatëve, sepse ligjërisht nuk ka kandidatë. Nuk ka kandidatë sepse nuk ka proces zgjedhor, nuk ka proces zgjedhor sepse ke hequr momentin e fillimit dhe të mbarimit të tij, i ke hequr këto afate sepse ke nxjerrë një urdhër që i shfuqizon ato, e ke nxjerrë atë urdhër sepse je ministër, je ministër… e kështu me radhë. Ka një lidhje shkak – pasojë që juridikisht do të ishte fatale të cënohej !
Por po e lë urdhrin e ministrit në qejfin e vet. Le të vazhdojë me shfuqizim-vazhdimin e tij !
U drejtohem atyre kolegëve universitarë anëembanë territorit që jam i bindur që më kuptojnë : Ne kemi mundësi ta anashkalojmë këtë paradoks me pasoja të rënda, këtë gjendje turpi, ku urdhëri i ministrit të arësimit na ka vendosur ! Askush nuk na pengon që si asamblera të mblidhemi dhe ta konsiderojmë nul, të harruar, të pavlefshme, gjithçka që ligjërisht është shfuqizuar. Ta nisim nga e para kur të vijë çasti ligjor i duhur ! T’ua kërkojmë nëpër fakultete komisioneve zgjedhore të fakulteteve që i kemi zgjedhur vetë : Stop kandidimeve të mëpasme dhe të mëparshme ! Sistemi ka nevojë për « reset » ! Të presim dhe ushtrojmë presion që kuadri ligjor të ndërtohet saktë dhe pastër ligjërisht në të gjithë elementet e tij dhe pastaj të hyjmë qetë, pastër, racionalisht, etikisht, psikologjikisht në një fushatë ndërtuese dhe ballafaquese argumentesh, platformash, idesh, në një komunikim horizontal mes pedagogësh dhe studentësh
Të qendrojmë të qetë, pa kandidime, manipulime, sforcime, veprime pa bazë ligjore, pa ndëshkime ! Ta nisim nga e para.
Me besa besë !
Të vërtetë !
T’a kemi mendjen në mësim aktualisht! Studentët presin nga ne. Dhe kur të krijohen kushtet normale për zgjedhje, kur sipas ligjit ministri i arësimit në bazë të logjikës të një procesi zgjedhor të drejtë dhe normal, t’i shpalli datat e fillimit dhe mbarimit të procesit zgjedhor, të gjithë të interesuarit të kandidojnë. Të kandidojë kush të dojë që plotëson kriteret ! Të bëjmë një proces zgjedhor bazuar te analizat logjike dhe arësyeja, jo te mllefet që ka provokuar realisht ky urdhër i palogjikshëm juridikisht.
Ne kemi mundësi asamble më asamble ta marrim këtë vendim duke hedhur pa krahëve gjithçka ka ndodhur. Askush mos kandidojë para nisjes ligjore të procesit zgjedhor !
Kështu edhe ministrit të arësimit i dëftejmë se ne kemi dinjitet, se ne jemi të përgjegjshëm, se ne jemi autonomë në rradhë të parë moralisht, pastaj edhe ligjërisht, dhe se urdhërat dhe politikat që lidhen me ne duhet të ngrihen në nivelin tonë dhe jo ne të biem në nivelin e tyre !
Dhe mbi të gjitha se ne kemi moral dhe besë !
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38