Flash News

KRYESORE

“Për djalin do kujdesem unë, jeto jetën tënde”, lutja për kunatën pas vdekjes së vëllait

Momente emocionuese ishin këto të mbrëmjes së sotme në “Dua të të bëj të lumtur” kur e motra, pas vdekjes së vëllait, i lutet kunatës që të vazhdojë jetën.

Genti i vogël po rritet jetim pas vdekjes së babait nga epilepsia, ndërsa e ëma Lezeta duhej të bëhej e fortë.

Personi që kishte menduar t’iu kthente sadopak buzëqeshjen dhe t’iu tregonte atyre se asnjëherë nuk do të ishin vetëm ishte halla e Gentit, Bardha.

“Nuk di si të të thërras, për mua ti je më shumë se kunatë, je motra ime. Dua të të falenderoj për gjithçka që ke bërë për familjen, për babin, për vëllain tim. Të jam shumë mirënjohëse dhe dua të të kërkoj që të jetosh jetën dhe të mos mbyllesh. Për Gentianin do të kujdesem unë, sepse e kam amanet nga vëllai, prandaj jeto!”,- ishte mesazhi që Bardha i dha Lezetes.

Por Lezetja u përgjigj se ajo do t’ia dedikonte jetën e saj vetëm Gentit që ai të mos e ndiente mungesën e babait.

Arbana Osmani ftoi në studio Gentin për t’i treguar surprizën që kishte rezervuar programi për të. Ndërkohë që Lezetja dhe Genti ndodheshin në Tiranë, stafi i programit “Dua të të bëj të lumtur” kishte shkuar në shtëpinë e tyre për t’i ndërtuar një kënd lojërash.

Përveç mungesës së babait, Genti dhe Lezetja përballeshin çdo ditë edhe me varfërinë.  Por dy ndjekës të programit i dhuruan një sasi parash si edhe i lidhën një pension mujor për t’u ardhur sadopak në ndihmë Lezetes dhe Gentit.

 

Të fundit