Flash News

KRYESORE

Për Donald Lu, Arbër Çekaj është “peshk i madh”: Kjo gjë merr fund sot

Për Donald Lu, Arbër Çekaj është “peshk i

Për ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, Arbër Çekaj, pronar i kompanisë që trafikoi 613 kilogram kokainë nga Kolumbia, është pjesë e “peshqve të mëdhenj”. Në një prononcim për ‘News 24’, Lu ka thënë se Cekaj nga çdo këndvështrim është "peshk i madh" dhe i ka bërë thirrje partnerëve ta arrestojnë dhe ta sjellin para drejtësisë.

“Nga çdo këndvështrim, Z. Cekaj është një peshk i madh. Kompania e tij importoi një ngarkesë bananesh që përmbante sasinë më të madhe të kokainës në historinë e Shqipërisë. Ai është hetuar më parë për trafikim kokaine nga prokurorët shqiptarë. Ne përgëzojmë punën e prokurorëve të Krimeve të Rënda që kërkuan urdhër arrestin për Z. Cekaj. Shqipëria ka një histori të gjatë arrestimesh të ngjalave dhe injorimi të peshqve të mëdhenj. Kjo gjë merr fund sot. Ne i bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të gjejnë Z. Cekaj dhe ta dorëzojnë atë përpara drejtësisë”, ka deklaruar ambasadori Lu.

Por ndryshe mendojnë përfaqësuesit e opozitës shqiptare, të cilët janë shprehur se Çekaj dhe dy personat e arrestuar nuk janë “kokat e trafikut”, pasi këta të fundit i kanë lidhjet në qeverinë e Edi Ramës.

Të fundit