Flash News

KRYESORE

“Për dy vite u mbylla në shtëpi”, sfidat e këngëtares me depresionin

Këngëtarja Iggy Azalea ka treguar për “Extra” se ka vuajtur gjatë nga depresioni dhe se për dy vite nuk ka dalur nga shtëpia.

27-vjeçarja ndër të tjera i sugjeroi të gjithë atyre që vuajnë nga depresioni të thyejnë monotoninë dhe të dalin nga katër muret e të jetojnë.

“Asokohe pata një ndarje të dhimbshme, plus që karriera nuk po më shkonte fort mirë. Dhe kështu e gjeta veten duke mos bërë asgjë që kisha bërë më parë, gjithçka kishte ndaluar. Nuk dija si ta riktheja jetën time mbrapsht, si të kisha një rutinë apo gjëra për të bërë sërish dhe mbi të gjitha nuk po dija më si të isha e lumtur dhe të ndjehesha normale.”

Këngëtarja ka bërë dhe një bashkëpunim me Rita Orën me këngën “Black Widow”.

Të fundit