Flash News

KRYESORE

“Për dy vjet, të arrestuarit e Shkodrës dalin nga burgu”, Dritan Zagani replika me ish-ministrin: Po afrojnë zgjedhjet

“Vëmë bast, që për dy vjet të gjithë të arrestuarit e Shkodrës dalin nga burgu? Ashtu si pa u ndjerë...”, ka qenë ky komenti që ka postuar në rrjetet sociale nga ish-ministri Ylli Manjani, referuar arrestimeve të fundit nga operacioni “Oaz” dhe goditjen e 11 anëtarëve të bandës Bajri.

Kjo “sfidë” e ish-ministrit ka nxitur shumë reagime, e mes tyre edhe ish-oficeri i policisë Dritan Zagani.

“Edhe më shpejt”, shkruan Zagani, ndërsa Manjani i mbështet idenë, duke shtuar se ka gjasë të ndodhë, pasi po afrojnë zgjedhjet vendore.

Sipas ish-ministrit, “prova më e fortë që propagandon qeveria janë përgjimet.... dmth llafe goje...”.

Kujtojmë që Dritan Zagani ishte i pari që denoncoi grupin e ‘Habilajve’ dhe lidhjen e tyre me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Gjithashtu Zagani ishte i pari që foli edhe për makinën e famshme Audi me targë AA003GB, e cila përdorej nga Habilajt.

Të fundit