Flash News

KRYESORE

"Për gratë që s’kanë fuqi as dëshirë për hipokrizi, marifete, kuota"; Bregu pranon 'sfidën', mesazhi për PD e PS pas debatit të nxehtë për listat

"Për gratë që s’kanë fuqi as dëshirë

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, i është bashkuar sfidës së Instagramit për postimin e një fotoje ‘bardh e zi’. Foton e publikuar, Bregu e ka shoqëruar me një mesazh sensibilizues dedikuar femrës dhe një ngacmim referuar zhvillimeve politike në vend, listave e Reformës Zgjedhore.

Debatit të nxehtë mes palëve politike- ku PS kërkon hapje 75% të listave sepse cenohet barazia gjinore edhe kuotat, ndërsa PD kërkon hapje 100% me argumentin se “mund të bëhet një shpërndarje e mandateve të grave që kanë më shumë vota në një qark deri sa të arrihet 1/3 në parlament më pas kalohet në ndarjen e mandateve për burrat”- Bregu e ka cilësuar si "hipokrizi e marifete" ndërsa shkruan:

“...për gratë që s’kanë fuqi, as dëshirë për hipokrizi marifete, kuota, dukje nderi që ta varin si perde apo mbyllje goje, si gjerdan floriri.”

Kujtojmë se, Bregu ka qenë gjithmonë flamurtare për mbrojtjen e femrës, kundër dhunimit dhe keqtrajtimit të saj gjatë karrierës së saj gazetareske.

Kjo duket qartë edhe në mesazhin e sotëm, në të cilin teksa përfshinë të gjitha gratë, ato të shtëpisë, të zyrës, parlamentit, duke i quajtur heronina, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal i jep një 'shuplakë' edhe cinizmit të politikës së brendshme, e cila ditët e fundit e ka bërë femrën objekt debati për përmbushjen e interesave partiake.

“Për të gjitha ne gratë që kjo kohë na “përplasi” fytyrës déjá vu e punëve nga e para; që shtëpia na u kthye në fushëbetejë punësh e puna na ndjek kudo; për heroinat që i njohim e për ato pa zë që po i bëjnë ballë krizës më të frikshme; për gratë që edhe pa ndonjë përvojë jetësore lufte botërore, luftën e kanë t’përditshme;për ato që s’kanë fuqi,as dëshirë për hipokrizi marifete, kuota, dukje nderi që ta varin si perde apo mbyllje goje, si gjerdan floriri; për gratë që i kanë punët keq e sa keq për ato që s ‘kanë punë fare; për ato që shtëpinë e kanë vendin e dhunës e dhimbja i shkatërron e për ato që s’ kanë kohë të ndjejnë dhimbjen; për kë është mësuar të ndjehet fajtore pa ndonjë faj të përcaktuar, apo të vërë në dyshim veten para një shefi burrë fryrja e të cilit do ishte pa kuptim nëse s’gjen kujt t’i mburret; për mamat, gjyshet që s’ju duhet Master për të thënë të vërteta; për gratë e vajzat që bëjnë mirë të binden herët se VETJA vjen e para; për gratë që pa mbajtur njëra tjetrën s’kanë ku shkojn,” shkruan Bregu.

Të fundit