Flash News

KRYESORE

Për herë të parë Michelle Obama pranon se ka abortuar një fëmijë dhe ka përdorur fekondim in vitro

Për herë të parë Michelle Obama pranon se ka abortuar
Michelle Obama ka pranuar se ka kryer fekondim in vitro për të krijuar familjen e saj dhe gjithashtu se ka kaluar dhe një dështim (abort natyral).  Michelle e ftuar në "Good Morning America" i bëri thirrje të gjitha grave që duhet të jenë më të hapura dhe të flasin për problemet e tyre. "U ndjeva e humbur dhe e vetme dhe u ndjeva si e dështuar sepse unë nuk e dija se cilat ishin gabimet e një dështimi, një aborti sepse ne nuk flasim për to. Ne rrimë me dhimbjen tonë dhe se si jemi të lënduar, të thyer. " Për herë të parë, ish-zonja e parë, tha se ka dështuar një fëmijë 20 vite më parë, gjë që e bëri atë dhe ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara Barak Obama për të marrë vendimin që ajo t'i nënshtrohej trajtimeve IVF për të pasur dy vajzat e tyre, Malia-n dhe Sasha-n . "Ora biologjike është e vërtetë dhe prodhimi i vezëve është i kufizuar. Në moshën 34-35 vjeçe kuptova se kuptova se duhej të bënim IVF,"- u shpreh Michelle. Ajo pranoi se përvoja e saj është një nga arsyet pse mendon se është kaq "e rëndësishme të flitet me nënat e reja për faktin se dështimet ndodhin" në rreth 10 deri në 20 përqind të grave. Në fakt, është ndërlikimi më i zakonshëm i shtatzënisë së hershme. Michelle shtoi: "Unë mendoj se është gjëja më e keqe që bëjmë me njëra-tjetrën si gra ... nuk e ndajmë të vërtetën për trupin tonë ."

Të fundit