Flash News

KRYESORE

Për herë të parë në 68 vjet, Mbretëresha Elizabeth II anulon festimet e 94-vjetorit të lindjes

Për herë të parë në 68 vjet, Mbretëresha Elizabeth

Gjatë gjithë mbretërimit 68-vjeçar të Mbretëreshës Elizabeth II, për herë të parë do të anulohet tradita e e përshëndetjes me armë që shënon festimet për ditëlindjen e saj – që është të martën.

Në luftën që bota po përballon me koronavirusin, monarkia ka reflektuar për këtë traditë, e cila nuk do të ishte e përshtatshme tani që virusi ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas një burimi për Buckingham Palace, është shprehur duke thënë se ditëlindja e saj nuk do të festohet në ndonjë mënyrë të veçantë:

“Nuk do të ketë përshëndetje me armë. Madhëria e saj ishte e prirur që të mos vendoseshin masa speciale për të lejuar përshëndetjet me armë pasi ajo nuk e ndjeu atë të përshtatshme në rrethanat aktuale.”

Të fundit