Flash News

KRYESORE

Për herë të parë, Paris Hilton flet për abuzimin që ka përjetuar në konvikt: Na godisnin dhe na bllokonin frymëmarrjen

Për herë të parë, Paris Hilton flet për abuzimin
Paris Hilton do të rrëfejë për herë të parë ndodhi të jetës së saj që nuk i ka folur kurrë më parë në publik. “Kjo është Paris” është dokumentari i saj i ri në YouTube, ku ajo flet hapur për abuzimin që përjetoi ndërsa studionte në shkollën Provo Canyon në Utah. Paris thotë se prindërit e saj e dërguan atë në një shkollë me konvikt, që përqendrohej në përmirësimin e sjelljes. "Ishte kaq e lehtë të dilje jashtë dhe të shkoje në klube dhe festa. Prindërit e mi ishin aq të rreptë sa më bënë që të rebelohesha. Ata më ndëshkonin duke më marrë celularin, duke bllokuar kartën time të kreditit, por nuk funksionoi. Unë vazhdoja të dilja”, -ka rrëfyer Paris për People. Pas këtyre sjelljeve, prindërit e saj morën vendimin për ta dërguar në shkollën Provo, për të rregulluar sjelljen e saj rebele.
"Supozohej të ishte një shkollë, por mësimi nuk ishte kryesorja. Që nga momenti kur zgjohesha derisa shkoja në shtrat, ishin gjithë ditën duke më bërtitur. Ishte një torturë e vazhdueshme. Stafi thoshte gjëra të tmerrshme. Ata po më bënin vazhdimisht të ndihesha keq me veten time dhe më bullonin. Unë mendoj se qëllimi i tyre ishte të na bënin të ndiheshim keq. Abuzonin fizikisht, duke na goditur dhe duke na bllokuar frymëmarrjen. Donin të ngjallnin frikë te fëmijët, në mënyrë që të ishim të frikësuar dhe t’u bindeshim” –tregon Hilton. "Unë dua të jem një zë për fëmijët dhe për ata që janë tashmë të rritur, që kanë pasur përvoja të ngjashme. Dua që kjo gjë të marrë fund njëherë e mirë dhe do të bëj gjithçka që mundem për ta arritur."

Të fundit