Flash News

KRYESORE

Për herë të parë, Shqipëria do të ketë një Laureat të poezisë

Për herë të parë, Shqipëria do të ketë

Shqipëria do të ketë për herë të parë poetin Laureat, duke iu bashkuar vendeve që prej vitesh i akordojnë një titull të tillë, një autoriteti në fushën e poezisë.

Kjo traditë tashmë do të marrë jetë gjatë muajit tetor nën kujdesin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Alda Bardhyli, Drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit tha se: “Do të jetë një poet që do të përfaqësojë veprat dhe risi do të ketë një kontratë figurative me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe do vendoset për një mandat 2-vjeçar në krye të një misioni që  ka në thelb ndërgjegjësimin mbi leximin e poezisë, apo hartimin e një antologjie me poetët më të mirë shqiptarë për shkollat e mesme.

Procesi do të kalojë përmes seleksionimit nga një komitet drejtuesish i kryesuar nga Besnik Mustafaraj, do të përzgjedhin mes 25 kandidatëve poetin më të mirë laureat”.

Për shkak të pandemisë, mbrëmjet poetike do të mbahen në ambientet e hapura pranë qendrës.

Të fundit