Flash News

KRYESORE

Për ju që e humbët 'episodin' e djeshëm: Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha "u martuan"

Për ju që e humbët 'episodin' e djeshëm: Marsela

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha janë një ndër çiftet më simpatik të shobizzit shqiptarë. Të dy artistë me "A" të madhe, kanë gjetur shumë pika të përbashkëta tek njëri-tjetri dhe ndajnë ndjenjën e dashurisë. Për Vitmarin, Marsela është muza e tij. Madje albumi i tij i fundit, “9” është dedikim për këngëtaren. “Ka gjëra që nuk shpjegohen dot me fjalë, sidomos dashuria,” tha muaj më parë Marsela.

Çifti shumë simpatik u vesh nuse dhe dhëndër për një ditë dje në sfilatën e Joni Peçit.

Marsela dhe Vitmari qenë të fundit që sfiluan. Dyshja parakaloi nën tingujt e “La vita” të Shirley Bassey, interpretuar nga zërat e fuqishëm të Inva Mulës dhe Aurela Gaçes.

E ndërsa Marsela e ka shpjeguar këtë eksperiencë me këto fjalë:

Dje në njē mbrëmje të veçantë që u ngrit si një përqafim i ngrohtë për jetën në të gjitha sfumaturat e saja, DASHURIA që triumfon ishte me siguri mbyllja më e bukur. Ne ecëm të emocionuar sikur të ishte me te vertetë dita e parë që jemi takuar dhe njëkohësisht sikur të ishte me të vërtetë dita e parë e një udhëtimi të gjatë që na pret përpara.

Faleminderit Artistit @jonipeci_store që na shëndrroi për një ditë në modelët e dashurisë në këtë pasarelë plot magji që është jeta.

Ëe love you Joni.

Faleminderit @marcela_lati dhe @geraldina_sposa për kujdesin ndaj meje në cdo detaj.

Faleminderit @enilena_makeupartist si gjithmonë ne krahun tim.

Dhe... faleminderit ty Vitmari im që çdo ditë më bënë të ndihem vajza më e lumtur ne botë.

@vitmarbasha 

Model pë një ditë 🤗📸🎬📽

#tirana @edielashqiptare

Të fundit