Flash News

KRYESORE

Për jurinë e ‘Wiwibloggs’, Orgesa Zaimi fituese e padiskutueshme e ‘Festivalit të Këngës’; konkurrencë nga Eugent Bushpepa dhe Inis Neziri

Për jurinë e ‘Wiwibloggs’, Orgesa Zaimi fituese e

Festivali i Këngës po njeh gjithnjë e më shumë rritje të audiencës te publiku evropian për shkak se prej andej del edhe përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision.

Faqja ‘Wiwibloggs’, e fokusuar te Eurovision, ka publikuar opinionet e 13 anëtarëve të jurisë së saj për këngët që marrin pjesë në edicionin e 56-të të festivalit shqiptar.

Sipas rezultateve të ‘Wiwibloggs’, Orgesa Zaimi me këngën “Ngrije zërin” është fituesja e padiskutueshme e Festivalit të Këngës.

13 anëtarët e jurisë kanë publikuar një listë me pesë këngët e preferuara dhe gjashtë prej tyre kanë zgjedhur Orgesën në vend të parë. Kjo është një diferencë e madhe me Eugent Bushpepën, kënga e të cilit është renditur e para nga dy anëtarë të jurisë.

Pesë anëtarë të tjerë kanë zgjedhur në vend të parë Inis Nezirin, Manjola Nallbanin, Ergi Bregun, NA & Festina Mezini dhe Mariza Ikonomin.

Përveç Orgesës dhe Eugentit që janë përzgjedhur në pozicione të ndryshme nga pothuajse të gjithë anëtarët e jurisë, Inis Neziri dhe Xhesika Polo janë dy pjesëmarrëset e tjera, këngët e të cilave janë preferuar gjithashtu shumë.

Chris

  1. Mariza Ikonomi – “Unë”
  2. Orgesa Zaimi – “Ngrije zërin”
  3. Inis Neiziri – “Piedestal”
  4. Lynx – “Vonë”
  5. Eugent Bushpepa – “Mall”

EDD

  1. Orgesa Zaimi – “Ngrije zërin”
  2. Eugent Bushpepa – “Mall”
  3. Inis Neziri – “Piedestal”
  4. Tiri – “Orë e ndaluar”
  5. NA & Festina Mezini – “Tjetër jetë”

WILLIAM

  1. NA & Festina Mezini – “Tjetër jetë”
  2. Bojken Lako – “Sytë e shpirtit”
  3. Orgesa Zaimi – “Ngrije zërin”
  4. LYNX – “Vonë”
  5. Inis Neziri – “Piedestal”

ERDI

  1. Eugent Bushpepa – “Mall”
  2. Inis Neziri – “Piedestal”
  3. Mariza Ikonomi – “Unë”
  4. Artemisa Mithi – “E dua botën”
  5. Manjola Nallbani – “I njëjti qiell”

ROBYN

  1. Orgesa Zaimi – “Ngrije zërin”
  2. LYNX – “Vonë”
  3. Tiri – “Orë e ndaluar”
  4. AkullThyesit – “Divorci”
  5. Eugent Bushpepa – “Mall”

JONATHAN

  1. Orgesa Zaimi – “Ngrije zërin”
  2. Inis Neziri – “Piedestal”
  3. Eugent Bushpepa – “Mall”
  4. Xhesika Polo – “Përjetë”
  5. Lorela Sejdini – “Pritëm edhe pak”

CINAN

  1. Inis Neziri – “Piedestal”
  2. Xhesika Polo – “Përjetë”
  3. Luiz Ejlli & Rezarta Smaja – “Ra një yll”
  4. Eugent Bushpepa – “Mall”
  5. Mariza Ikonomi – “Unë”

ANTRANIG

  1. Orgesa Zaimi – “Ngrije zërin”
  2. Xhesika Polo – “Përjetë”
  3. Lorela Sejdini – “Pritëm edhe pak”
  4. Manjola Nallbani – “I njëjti qiell”
  5. LYNX – “Vonë”

SEBASTIAN

  1. Eugent Bushpepa – “Mall”
  2. Orgesa Zaimi – “Ngrije zërin”
  3. Manjola Nallbani – “I njëjti qiell”
  4. Denisa Gjezo – “Zemër ku je”
  5. Xhesika Polo – “Përjetë”

MAREK

  1. Orgesa Zaimi – “Ngrije zërin”
  2. Xhesika Polo – “Përjetë”
  3. Eugent Bushpepa – “Mall”/Tiri – “Orë e ndaluar”
  4. Lorela Sejdini – “Pritëm edhe pak”
  5. Ergi Bregu – “Bum bum”

JOVANA

  1. Ergi Bregu – “Bum bum”
  2. Lorela Sejdini – “Pritëm edhe pak”
  3. Eugent Bushpepa – “Mall”
  4. Orgesa Zaimi – “Ngrije zërin”
  5. NA & Festina Mezini – “Tjetër jetë”

LUIS

  1. Orgesa Zaimi – “Ngrije zërin”
  2. LYNX – “Vonë”
  3. Bojken Lako – “Sytë ë shpirtit”
  4. Eugent Bushpepa – “Mall”
  5. Xhesika Polo – “Përjetë”

DEBAN

  1. Manjola Nallbani – “I njëjti qiell”
  2. NA & Festina Mezini – “Tjetër jetë”
  3. Genc & David Tukiçi – “Të pandarë”
  4. Xhesika Polo – “Përjetë”
  5. Inis Neziri – “Piedestal”

 

 

 

 

Të fundit