Flash News

KRYESORE

Për kabinetin 'Rama 2' demokrati kujton shprehjen 'çdo popull meriton qeverinë që ka'

Për kabinetin 'Rama 2' demokrati kujton shprehjen

'Kryehajdutë', i quan kreu i grupit parlamentar Demokrat, Edi Paloka, ministrat e ricikluar në krye të Qeverisë Rama 2. Ai nuk harron të përmendë edhe ata që i etiketon si 'pinjollët e Byrosë Politike'. Paloka, edhe pse kujton shprehjen 'çdo popull meriton qeverinë që ka', nuk është i sigurt se 'e meritojmë të qeverisemi nga këta...'.

Statusi i Palokës në Facebook:

“Ruci, Balla, Ahmetaj, Gjiknuri, Xhafaj, Bushati, Peleshi, Klosi, Qato…Nje bashkim i kryehajduteve te kater viteve te shkuara (qe jo rastesisht ishin dhe ne krye te sistemit te blerjes se votave) dhe perfaqesuesve me te denje te nomeklatures kriminale komuniste, pinjolle direkt te ish Byrose Politike.

Duke ju referuar dhe statusit tim perpara zbulimit te emrave. Po edhe ne ate aspekt Rama nuk zhgenjeu, ia kaloi Caligules.

Ka nje shprehje qe thote se “cdo popull meriton qeverine qe ka”

Nuk e di a e meritojme vertete te drejtohemi nga keta…?”- shkruan Paloka.

Të fundit