Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Për kandidatin pa garë, seriozin dhe të çuditshmin, Astrit Patozi
Alfred Lela
Astrit Patozi është më seriozi dhe më i çuditshmi ndër ata që ja mësynë garës për të zënë vendin 'e ngrirë' të Kryetarit të Partisë Demokratike. Ai është seriozi, sepse gjatë katër viteve të opozicionit antiRamë e antiMetë, ka bërë opozitën e tij. E cila kulmoi me një garë të fortë në Vorë, Bashki e fituar pres së djathtës, ku 'nguli dhëmbët në rërë' përbindëshi elektoral i PS dhe LSI.
Një tjetër gjë serioze e z. Patozi, që e bën atë të ndryshëm nga kritikët e tjerë të Bashës, është largësia nga pushteti ekzekutiv. Ndërsa lista e gjatë e kontestuesve të Bashës murrëtonte nga ish-drejtorë dhe ish-ministra, të gjithë të dyshuar për një dorë të gjatë në xhepin e shtetit dhe të individit, jashtë saj lihej Patozi. Ai ka qenë deputet prej vitit 2005, dhe kryetar i grupit parlamentar demokrat për një legjislaturë. Asnjë post ekzektuiv.
Çfarë e bën të çuditshëm, atëherë, Patozin?
Më së shumti pavendosmëria e tij, dhe në fund mosfutja në garë. Atij i duhej të ngrihej në lartësinë e metaforës që u shërbeu demokratëve në studion e Blendi Fevziut kur, i ngritur kas mbi vetëbesimin, tha se 'do e shpartallonte Lul Bashën në 30 sekonda'. Ishte një dorashkë e hedhur në erë. Kundërshtari i tij po shkon i qetë drejt 22 korrikut përballë Eduart Selamit. Të gjithë e shohin fitues dhe fati, pragmatist edhe ai, din të bëhet me shumicën.
Patozi ishte më politiku ndër kundërshtarët e Bashës; megjithatë, duke e lënë veten në mosgarë, u përvijua si më jopolitiku. Një zgjidhje jopolitike e kërkuar prej tij ishte vetë shtyrja e garës. Këtu deputeti demokrat binte në paradoks. Fliste për emergjencën ku ishte Partia Demokratike dhe, automatikisht, kërkonte zgjatjen e saj. Koha politike është e tillë, sidomos kësaj here, që nuk të fal. Më 24 korrik betohet si President i Republikës, Ilir Meta, i cili edhe pse në krye të shtetit, do të jetë 'shefi në hije' i partisë tjetër opozitare, Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Një muaj më vonë, Edi Rama do të ketë mbaruar punë me përfytyrimet dhe do të ketë përkufizuar qeverinë e re. Në fillim të shtatorit do të kompozohet qeveria dhe do të mblidhet Kuvendi i ri.
Po t'ia bësh Astrit Patozit, si qenie politike, pyetjen 'a duhet që PD në ndërkohën e këtyre ngjarjeve të jetë këmbëngatërruar në 'analiza' dhe kritika të brendshme?' do të thotë 'Jo'. Nëse pyet Astrit Patozin kundërshtar të Lulzim Bashës, do të thotë 'Po'.
Jo, Partia Demokratke nuk e ka luksin e një zgjatjeje në 'luftë të brendshme' deri në fund të këtij viti, siç propozojnë, me naivitet ndoshta, apo mundet me dashakeqësi, disa prej atyre në Listën antiBasha. Edhe sikur të mos ishin ngjarjet e dendura të ndërkohës politike mes 24 korrikut dhe javës së parë të shtatorit, zgjedhjet vendore janë pas dy vjetësh. Gjashtë muaj në dy vjet janë shumë për të humbur në kalendarin e kohës politike.
Gabimi i Patozit u saturua në çudi edhe për faktin se, mospjesëmarrja në garë e la jashtë mundësisë për të rikalibruar dhe rritur seriozitetin e vet. Por, edhe për të kristalizuar fluksin e vet në Partinë Demokratike. Patozi mund të bëhej Labradori i Golfstrimit të Bashës. Teksa njëra rrymë ngjitet lart, e ngrohtë, në Atlantikun e Partisë Demokratike, dhe tjetra zbret poshtë, e ftohtë, ekosistemi politik do të provonte mbështetje për të dyja.
Tani Astrit Patozi mund të ndihet si një kroçierë e madhe e Norwegian Lines në oqean, por mbetet thjesht një gjë që shkon e vjen. Trupi është i tij, por adresat të të tjerëve.
Ai ndryshonte nga Bregu që nuk krijonte dot fluks të sajin në Partinë Demokratike; po aq nga Topalli, ylli i së cilës nuk shkëlqen dot jashtë Shkodrës; edhe më shumë nga Ruli, të cilin në PD mund ta 'ritrafikojë' vetëm Sali Berisha; padyshim nga Imami, i cili mund të ishte një 'tank politik', por një 'tank jopolitik nga e shkuara' ia heq të gjithë betejën nga duart.
Astrit Patozi po e sheh tashmë të gjithën, ashtu serioz dhe i çuditshëm, nga bregu i mospjesëmarrjes. Ai u gabua kur deshi të lëvizte në politikën e minutës me strategjinë e dekadës. Duke e parë garën dhe kundërshtarin, sikur të ishte Ibrahim Rugova në Prishtinën e vitit 1990. Duke e nxjerrë veten jashtë sistemit, me shpresën se sistemi do të vijë te ai.
Një politikan, dhe jo një misionar, duhej kësaj here, Astrit!
©Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38