Flash News

KRYESORE

Për Krishtlindje Rama dhe Veliaj bëjnë me shtëpi 9 pjesëtarë të familjes Zela

Për Krishtlindje Rama dhe Veliaj bëjnë me shtëpi 9

Nëntë prestarët e familjes Zela, të cilët për shkak të tërmetit të 21 shtatori ngelën pa banesa në Vaqarr ku jetonin, kanë marrë një dhuratë të bukur nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranë Erion Veliaj. Për Krishtlindje atyre iu dhuruan çelësat e banesave të reja, që ofrojnë edhe më shumë hapësirë dhe kushte optimale.

Në njërën hyrje 2+1 do të jetojnë pesë pjesëtarët e familjes së Edmond Zelës, ndërsa në tjetrën po 2+1 do të jetojnë mamaja e tij e moshuar dhe tre vëllezërit e tjerë.

"Shtëpia e re e familjes Zela, që u godit keqazi nga tërmeti i shtatorit, çel dyert në ditën e bekuar të Krishtlindjeve bashkë me urimin për shëndet, mbarësi e jetë të lumtur familjare", u shpreh Rama.

Me dhuratat e dhëna fëmijëve të familjes, kryeministri u bëri atyre edhe një kërkesë.

“Si e kishe atë shtëpinë tjetër copë-copë, shiko këtë tani, nuk ke justifikim, dhe nuk po të kërkojmë të bësh ndonjë punë, por të na sjellësh ca 10-ta në shtëpi. Kur i sjell ti 10-at, a di si janë për mamin? Si ato çokollatat atje ", tha kryeministri.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se në kryeqytet do të ketë edhe shumë shkolla të reja të cilat do të ndërtohen për fëmijët. “Me projektin e rindërtimit do të kemi riparime në shumë shkolla, por mbi të gjitha do të bëjmë dhe shumë shkolla të reja”, tha Veliaj.

Të fundit