Flash News

KRYESORE

Për moral, kur Edi Rama në fshehtësi dhe Erion Veliaj me ‘Mjaft’-in protestonin për shkarkimin e ministrit të Fatos Nanos

Për moral, kur Edi Rama në fshehtësi dhe Erion Veliaj me

Fatmir Xhafaj nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore dhe morale, u shpreh Rama vetëm një ditë pasi Partia Demokratike publikoi audio përgjimin ku sipas saj implikonte Agron Xhafajn, vëllai i ministrit të Brendshëm.

Por duket se me ndryshimin e postit, nga kryebashkiak në kryeministër, Edi Rama ka ndryshuar edhe standardet për vlerësimin e ministrave dhe përgjegjësit e tyre morale.

Në vitin 2003, në qeveri ishte Fatos Nanon dhe ministër i Brendshëm, Luan Rama. Ky i fundit, pas incidentit të ndodhur me gazetarin Babaramo, dha dorëheqjen nga posti. Por para këtij vendimi të Luan Ramës, ‘Mjaft’-i i cili drejtohet nga Erion Veliaj dhe prapa të cilët qëndronte Edi Rama, në atë kohë kryebashkiak, organizonte aksione për të kërkuar dorëheqjen e ministrit.

Kjo u pohua edhe nga vetë Luan Rama javën e kaluar në emisionin ‘Real Story’. “Kam qenë në Ministrinë e Brendshme dhe kam dhënë dorëheqjen, duke i kërkuar unë, me një letër Prokurorit të Përgjithshëm, të hetohej pretendimi i një kolegu tonë, atë kohë gazetar, për një incident dhe ajo qe një lëvizje politike prapa të cilës ishe edhe Edi Rama me Mjaft-in si organizator për të rrëzuar qeverinë e Fatos Nanos”, deklaroi Luan Rama.

Por tashmë, për ministrin e Brendshëm të qeverisë së tij, Edi Rama ka një tjetër qëndrim. Nga ana tjetër, ashtu sikundër Politko.al raportoi pak ditë më parë, në vitin 2003, Kryesia e PS-së e refuzoi kandidaturën e Xhafajt për postin e ministrit të Brendshëm, pikërisht për shkak të vëllait./Politiko.al

Të fundit