Flash News

KRYESORE

“Për mua njëlloj është si në shtëpi, si në burg”, përballja e Tahirit me Hajdarmataj

“Për mua njëlloj është si në shtëpi, si

Ditën e sotme ish-ministri i Brendshëm është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda si dhe është përballur me prokurorin Besim Hadarmataj i cili kërkoi arrest me burg për Tahirin.

Seanca gjyqësore është shoqëruar me pyetje, komente dhe ironi mes tyre.

Tahiri ka qenë i shoqëruar gjatë gjithë kohës nga avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia.

“Ju keni thënë për mua arrest shtëpiak po për mua është njësoj si arrest shtëpiak e si arrest me burg”, i është drejtuar Tahiri Hajdarmatajt.

Tahiri mësohet se i ka drejtuar një sërë pyetjesh Hadarmatajt dhe prokurorëve të tjerë.

Ndërsa gjyqtares Liliana Baku, i është drejtuar; “Ju argumentoni se unë kam aftësi të prish e dëmtoj provat, kjo nuk është e vërtetë dhe është e pamundur. Këtë argumentim e keni dhënë dhe më herët në vendimin kur shpallët bllokimin e pasaportës. Ju po ndiqni të njëjtin kriter si kur isha deputet dhe tani qytetar i lirë. Ju thoni se ekziston rreziku i ikjes, nuk ka asnjë mundësi që unë të largohem. Gjatë kohës që më është kthyer pasaporta kam lëvizur disa herë jashtë vendit dhe jam kthyer sërish në Shqipëri. Unë mandatin e dorëzova vullnetarisht dhe jam i hapur për drejtësinë dhe për të parë drejtësinë në sy”.

Prokurori Besim Hajdarmataj deklaroi gjatë seancës se janë dërguar letërporosi të reja, dy në Itali dhe një në Mal të Zi, dhe po priten përgjigje që do të ndihmojnë me tej hetimet.

Të fundit