Flash News

KRYESORE

“Për opozitën objektivi është i qartë largimi i kësaj qeverie", Basha nga selia e PD-së i bën thirrje grupeve të interesit

“Për opozitën objektivi është i qartë largimi i

Në konferencën për shtyp nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha, ka theksuar edhe njëherë se objektivi kryesor i tryezës mes palëve për marrëveshjen e "Reformës Zgjedhore", është garantimi i zgjedhjeve të lira.

Po ashtu, Basha i ka bërë thirrje të gjitha grupeve të interesit: shoqërisë civile, intelektualëve de të gjitha grupimeve politike që duan të kontribuojnë në "Reformën Zgjedhore" dhe t`i bashkohen PD-së dhe opozitës së bashkuar:

“Për opozitën objektivi është i qartë largimi i kësaj qeverie, që ti hapet rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu, kushti i parë është miratimi i Reformës Zgjedhore. Ky është i vetmi kusht ku opozita ka një rol për të luajtur dhe e ka luajtur këtë me vetëdije të plotë. Po të ishte për interesa politike meskine kishte dhjetëra rrugë të tjera që ne i kemi refuzuar. Kurrë nuk ka qenë më ulëritëse kërkesa për ndryshim. Ditë për ditë qytetarët bien viktima të sundimit të krimit, babëzisë së pushtetarëve. rruga e vetme është të bashkojmë forcat e çdo grupimi politik, intelektuali. Kjo është partia e babëzisë ku pjesë janë edhe bandat më të rrezikshme në Europë. Në procesin që sapo ka ndodhur ne shkojmë me objektiva të qarta. I bëj thirrje çdo kujt që ta shfrytëzojë mundësinë e derës së hapur në opozitën e bashkuar dhe PD. Ky është misioni jetik i yni, që të krijojë hapësirë që në çdo hap për kontributin e shoqërisë civile, grupet e interesit."a

 

Të fundit