Flash News

KRYESORE

Për pak mund të humbiste fëmijën, djali që shpëtoi Chrissy Teigen

Modelja e njohur Chrissy Teigen, që është dhe bashkëshortja e këngëtarit John Legend është në muajt e fundit të shtatzënisë. Ajo është në pritje të fëmijës së dytë dhe  ka shpëtuar nga një aksident i cili mund t`i shkaktonte asaj probleme për fëmijën që mban në bark. Teigen ka qenë duke kaluar rrugën dhe një pavëmendje e vogël nga ana e saj do i kishte shkaktuar aksident.  Teksa kalonte rrugën, nuk e ka parë biçikletën që po vinte nga ana tjetër e rrugës. Fatmirësisht për të dhe vogëlushin e saj, i pranishëm është gjendur një djalë në krah të modeles, i cili e ka ndaluar me shpejtësi, për të shmangur kështu ndonjë përplasje të mundshme. Këtë gjest modelja e ka postuar në Twitter.

Të fundit