Flash News

KRYESORE

Për refugjatët sirianë paratë i kërkon nga BE, por për refugjatët e Mianmarit paratë Turqia do i nxjerrë nga xhepi i saj

Për refugjatët sirianë paratë i kërkon nga BE, por

Turqia është përfshirë intensivisht në konfliktin që po zhvillohet në perëndim të Mianmarit, atje ku ushtria ka vrarë më shumë se tre mijë njerëz në pak ditë. Qeveria budiste e drejtuar nga nobelistja Aung San Suu Kyi ka nisur së fundmi një tjetër aksion të madh ushtarak kundër myslimanëve të Arakanit, ndërsa presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan e ka akuzuar për genocid.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu i ka bërë thirrje fqinjt të Mianmarit, Bangladeshit, që të hapë kufirin për refugjatët dhe se të gjitha shpenzimet për strehimin e tyre do i paguajë Ankaraja. Në territorin e Bangladeshit ndodhen aktualisht 400 mijë refugjatë myslimanë nga Arakani, të vendosur aty prej vitesh.

Por kjo ofertë e Turqisë është kontraditore me kërkesën e vazhdueshme që ajo bën ndaj Bashkimit Europian për refugjatët sirianë që ka në territorin e saj. Ankaraja ka përfituar një financim të madh nga Brukseli për strehimin e sirianëve që largohen nga lufta.

Kjo është fituesja e Nobelit të Paqes që akuzohet se në pak ditë ka vrarë mbi 3 mijë njerëz

Të fundit