Flash News

KRYESORE

Për "ribashkimin" e Jennifer Aniston dhe Brad Pitt në 'SAG Awards' reagon edhe Angelina Jolie

Bota po pret reagimin e Angelina Jolie për ribashkimin e Brad Pitt me Jennifer Anistin në prapaskenën e "SAG Awards", dhe "Hollywoodlife" ka mësuar të vërtetën.

Ka një person që nuk "po i ikën truri" për fotot dhe momentet e Brad me Jen-in që ndodhën mbrëmjen e së dielës: ajo është ish-bashkëshortja e aktorit, Angelina Jolie.

Ylli i "Maleficent", 44-vjeçe, duket se nuk është shumë e interesuar për këtë që po ndodh. Burimi për "Hollywoodlife është shprehur se asaj nuk i intereson ribashkimi i tyre si dhe po i njëjti burim shtoi:

“Angelina e di shumë mirë që ata janë thjesht miq dhe nuk do lejojë që Jennifer ta marrë Brad-in.”

Brad Pitt ka qenë i martuar me Jennifer Aniston kur ai e tradhtoi atë pas 5 vitesh martesë, me aktoren Angelina Jolie, me të cilën qëndroi 12 vite i martuar. Tashmë Brad është i divorcuar nga Angelina dhe bota po "çmendet" për një ribashkim të tijin me Jen-in.

Të fundit