Flash News

KRYESORE

Për shkak të barrierave tregtare, kufiri Shqipëri-Kosovë do të mbyllet në sezonin turistik

Për shkak të barrierave tregtare, kufiri Shqipëri-Kosovë do

Në Kosovë nuk po e presin aspak mirë indiferencën që po tregon Qeveria e Shqipërisë ndaj shqetësimit të bizneseve kosovare për barrierat tregtare. Dy shtetet shqiptare po shkojnë drejt një luftë absurde tregtare.

Është drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve në Kosovë, Astrit Panxha, që paralajmëron se kufiri midis dy shteteve do të mbyllet 1 ditë gjatë sezonin turistik, si shenjë proteste.

“Ne kemi diskutuar në Tiranë për raportin e KE-së ku pas Serbisë, Shqipëria del e dyta për barriera ndaj Kosovës. Këto barriera duhet të hiqen, në të kundërtën në shenjë proteste do të vendosim maune në kohën e sezonit, do të mbyllim kufirin për 1 ditë. Për neve, tregu i Shqipërisë si prodhues është tregu më interesant, por është treg edhe për shkak të lidhjeve gjeografike e etnike. Për fat të keq, kjo nuk po ndodh tregtia me Shqipërinë, po jetë e njëanshme. Nëse i shohim statistikat për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, eksportet e Shqipërisë janë rritur në Kosovë për 20 milionë, kurse ato të Kosovës vetëm për 1 milion”, ka thënë Panxha.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Ruqiki, ka renditur një varg problemesh tregtare dhe barrierat që ezkistojnë me Shqipërinë.

“Kemi shumë çështje të pazgjidhura, probleme që janë të mbledhura që një dekadë dhe nuk ka vullnet politik për t’i zgjidhur. Te prokurimet publike, eksporti, qoftë çfarëdo lloj partneriteti që është tentuar të ndërtohet nga kompanitë tona është penguar nga autoritete në Shqipëri. Kompanitë nuk kanë arrit deri tash të kenë një pozicion të duhur në tregun e Shqipërisë, për kompanitë tona është tregu kryesor apo do të duhej të ishe”, ka thënë Rukiqi.

Qeveria dhe bizneset e Kosovës po i kërkojnë Qeverisë së Edi Ramës që të heqë të gjitha barrierat ekonomike, ashtu siç është rënë dakort në mbledhjet e përbashkëta, si dhe të heqë taksën në Rrugën e Kombit. Ata kanë paralajmëruar Tiranën edhe me vendosjen e mundshme të një takse për produktet, njësoj siç kanë vepruar ndaj Serbisë.

Të fundit