Flash News

KRYESORE

Për shkak të një publikimi në Instagram, Jennifer Lopez përballet me një padi 150 milionë dollarëshe

Për shkak të një publikimi në Instagram, Jennifer Lopez

Jennifer Lopez është përballur me një padi për shkak të një fotoje të publikuar në profilin e saj në Instagram.

Sipas dokumenteve gjyqësore të publikuara nga E!News fotografi Steve Sands ka akuzuar JLo dhe kompaninë e saj të prodhimit Nuyorican Productions për shkelje të drejtave të autorit.

Sipas padis, aktorja dhe këngëtarja 50-vjeçare përdori një fotografi të marrë nga Sands për të ‘promovuar’ markën e saj në Instagram, ku ajo ka mbi 119 milion ndjekës.

Në padi thuhet se JLo e bëri këtë pa leje dhe pa kompensim për fotografin. Një përfaqësues për Lopez nuk ka dhënë ende një koment për këtë çështje. Fotografia në fjalë është një foto e këngëtares, e shkrepur nga Sands, e cila prej asaj kohe ka marrë mbi 656,000 pëlqime. Ajo u nda për herë të parë në llogarinë e saj në Instagram në 22 qershor 2017, sipas publikimit.

Sipas dokumenteve të gjykatës, fotografi ka “të drejtë në dëme ligjore” deri në 150,000 dollarë për “punë të shkelur.”

 

Të fundit