Flash News

KRYESORE

‘Për shkarkimin e Metës do pyetet Venecia’, ish-ministri ironizon Ulsi Manjën: Çfarë qesharakësh! Hardhuca pa bisht!

Për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Komisioni Hetimor vendosi t’i drejtohet për të dhënë një opinion dhe Komisionit të Venecias, ndërsa i gjithë procesi do të ndiqet edhe nga ekspertë të huaj.

Një javë pas vendimit vjen edhe reagimi i ish-ministrit të Drejtësië, Ylli Manjani, duke mos kursyer edhe ironitë për kreun e komisionit, Ulsi Manja.

“Ngaqë nuk kam asnjë interes të ndjek bëmat e parlamentit monist, nuk e kisha fiksuar që për shkarkimin e Presidentit i paskan kërkuar opinion Komisionit të Venecias.

Hahahahahahahahahaha...

Çfarë qesharakësh!

Po çka këtu për t’i kërkuar opinion Komisionit të Venecias?!

Kjo është çështje konkrete që ka të bëjë me zbatimin e Kushtetutës.

E ka shkelur apo jo Kushtetutën Presidenti duke ushtruar një kompetencë të Tij, pa patur një interpretim përfundimtar e gjykon Gjykata Kushtetuese.

Ç'hyn Venecia këtu?!

Kaq gjë e kupton edhe Ulsiu...

Hardhuca pa bisht”, shkruan Manjani.

Të fundit