Flash News

KRYESORE

Për Shqipërinë s'ka dritë jeshile këtë vit, Serbia hap dy kapituj për negociatat me BE

Ditën e sotme, shtetet anëtare të BE-së vendosën që Shqipëria të shtyjë vendimin për çeljen e negociatave për një vit më vonë.

Ditën e djeshme në Luksemburg u mbajt takimi i 18-të i Konferencës Ndërqeveritare, ku Serbia  hapi dy kapituj të tjerë për negociatat me Bashkimin Europian. Bëhet fjalë për kapitullin 33 dhe kapitullin 13. Kapitulli 33 ka të bëjë me dispozitat financiare dhe buxhetore, ndërsa kapitulli 13 për çështjet dhe rregulloret e peshkimit.

Serbia në Luksemburg  u përfaqësua nga një delegacion i udhëhequr nga Ministrja e Serbisë për Integrimin Europian, Jadranka Joksimoviq.

Në faqen e këshillit Europian jepen detaje rreth konferencës së ditës së djeshme.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian u drejtua nga Ekaterina Zaharieva, Ministre e Punëve të Jashtme, në emër të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian. Komisioni Evropian u përfaqësua nga Z. Johannes Hahn, Komisioner për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit. Delegacioni serb u drejtua nga znj. Jadranka Joksimović, Ministre e Integrimit Evropian.

Me Konferencën janë hapur 14 kapituj negociues për negociata nga 35 që janë gjithsej. Ndër to, dy kapituj janë mbyllur përkohësisht. Konferencat e pranimit të mëtejshëm do të planifikohen, sipas rastit, në mënyrë që procesi të ecë përpara në gjysmën e dytë të vitit 2018. Negociatat e pranimit u nisën në janar 2014”, shkuhet më tej në faqen e Këshillit Europian.

Më tej, sa i përket 2 kapitujve të hapur të Serbisë, shkruhet,Lidhur me hapjen e negociatave,  Kapitullin 13 - Peshkimi dhe Kapitullin 33 - Dispozitat financiare dhe buxhetore. BE ka shqyrtuar nga afër gjendjen e tanishme të përgatitjeve të Serbisë. Serbia duhet të vazhdojë të bëjë progres në përafrimin dhe zbatimin e acquis në këto kapituj, BE-ja vuri në dukje se ka standarde që duhet të plotësohen për mbylljen e përkohshme të këtyre kapitujve”.

Të fundit