Flash News

KRYESORE

“Për Shqipërinë vishem me lecka”, Rama i përgjigjet Gjekmarkajt

“Për Shqipërinë vishem me lecka”, Rama i

“Tërmeti tjetër” është titulli i emisionit të sotëm “Real Story” në News 24, ku i pranishëm është Kryeministri Rama përballë një paneli analistësh.

Duke folur për rezultatin e një dite më parë, në Konferencën e Donatorëve, kur u mblodhën 1.15 miliardë Euro për ringritjen e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit, Rama tha se kjo ishte një ngjarje e jashtëzakonshme për vendin. Rama tha se po Shqipërinë do të pranonte të vishej edhe me lecka.

“Për shumë arsye, mbase ngaqë nuk kam pasur një fat kurnac ndoshta, por edhe si rezultat i një edukate të marrë që i vogël, kur prindërit më thoshin ‘kurrë mos kërko asgjë, përveç librave, se s’ke për të marrë’. S’ia kam shtrirë dorën askujt, por për Shqipërinë jam gati të vishem dhe me lecka dhe të shtrij dorën fizikisht. Shqipëria është një vend jo i pasur, është shumë më pak i varfër se ç’e bën shumëkush, por shumë herë më pak i mundur se pothuajse të gjithë ata që ishin dje aty”, tha Kryeministri, duke iu përgjigjur komentit të analistit Gjekmarkaj, i cili e cilësoi si ‘krenaria e lypsarëve’ reagimin e shqiptarëve për suksesin e djeshëm.

“Nuk më pëlqen krenaria e lypsarëve, mendoj se Evropa e ndihmoi Shqipërinë dje, por nuk është qëndrim politik, është human. Ajo që më shqetëson është se ne kalojmë nga tërmeti natyror, në tërmetin e propagandës, që ka filluar dje, dhe ju si mjeshtër i komunikimit e kandisni kaq mirë këtë. Dua t’iu them troç shqiptarëve, që 700-800 milionë janë borxhe dhe duhen paguar dhe nuk e di pse donacionet duheshin përzier me kreditë”,  tha Gjekmarkaj.

Të fundit