Flash News

KRYESORE

Për të kuptuar pse është vendi më i dhunshëm në botë ja një fakt: Morgu është më i madh se qyteti

Një OJQ meksikane ka kryer një studim për të gjetur se cili është qyteti më i dhunshëm në botë, duke përjashtuar zonat e luftës. Raporti, të cilin e ka votuar The Economist vendos në krye të listës me 50 qytete (me një popullsi prej të paktën 300 mijë banorësh) Karakasin, kryeqytetin e Venezuelës.

The Economist thekson se ky numër, megjithatë, nuk mund të jetë i saktë, pra është më i madh, duke patur parasysh se vende si Venezuela nuk kanë ekzaktësisht trupa policore eficente që regjistrojnë çdo vrasje. Kështuqë në mungesë të statistikave zyrtare CCSP-JP (Ojq meksikane që ka kryer studimin) është transparente në metodologjinë e përdorur: për Karakasin janë numëruar kufomat në morgun e qytetit. I cili nuk është një morg si të tjerët. Morgu shtrihet në një hapësirë që është më e madhe se vetë kryeqyteti i vendit latinoamerikan.

Prej numrit total janë hequr edhe vdekjet aksidenatele dhe shifra e fundit e përftuar është 120 vrasje për 100 mijë njerëz. Kjo vetëm për një periudhë 6-mujore, janar-gusht.  

Të fundit