Flash News

KRYESORE

Për të qeshur apo për të qarë? Kandidati i Shkodrës tregon se si PS persekuton qytetin

Për të qeshur apo për të qarë? Kandidati i

Pa kandidatë opozitarë, te Partia Socialiste janë të bindur se këtë herë do të fitojnë Shkodrën në zgjedhjet lokale.

Kandidati i socialistëve Valdrin Pjetri, në fjalimin tij në hapjen e fushatës tha i ngazëllyer se kryeqendra e veriut do të qeveriset nga partia e tij për herë të parë pas 30 viteve.

E gjatë fjalëve plot ekzaltim, ai bëri një pohim i cili tregon më së miri dashurinë e PS për qytetin, shkodranët dhe mënyrën se si vepron.

“Kryebashkiakja Voltana Ademi është ankuar që Rama nuk jepte fonde për Shkodrën. Në korrik, do të jem unë bashkë me stafin tim të Bashkisë Shkodër, që do të vijmë të gjithë bashkë në Tiranë, për t’i kërkuar mbështetje financiare kryeministrit të Shqipërisë“, tha Pjetri.

Me sinqeritetin e tij, u tregoi shumë shkodranëve.

Të fundit