Flash News

KRYESORE

“Për varfërinë dhe harresën e qeverisë”, banorët e Bulqizës në protestë

Banorët e Bulqizës po protestojnë për varfërinë dhe harresën e qeverisë ditën e sotme.

Minatorët e Bulqizës dhe qytetarët e kësaj bashkie, po protestojnë në qendër të qytetit kundër braktisjes që i është bërë kësaj shtrese nga qeveria. Kushtet e mjera të punës, pagat e ulta dhe mosdhënia e statusit, janë disa nga arsyet që i kanë nxjerrë në rrugë minatorët e qytetit më të varfër në Shqipëri.

Protesta e banorëve të Bulqizës mbështetet nga opozita, duke vazhduar kështu serinë e protestave në rrethe për të kulmuar me protestën e madhe të 16 shkurtit në Tiranë.

Po ashtu edhe qytetarët e Kurbinit janë ngritur në protestë duke bllokuar autostradën në Milot.

Qytetarët e mbështetur nga opozita janë bashkuar duke bërë thirrje kundër qeverisë, si shkaktare e varfërisë, rritjes së çmimeve, falimentimit të biznesit dhe veçanërisht largimit të të rinjëve nga Shqipëria.

https://youtu.be/B_Yfff6DVmk

https://youtu.be/y_fcWjHG9zE

Të fundit