Flash News

KRYESORE

‘Për viktimat e rreme të Anti-KÇK’, Patozi: Pse Rama nuk mund ta mbyllë gropën e zezë që është hapur edhe me bekimin e tij

‘Për viktimat e rreme të Anti-KÇK’, Patozi: Pse

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar paketën “anti-KÇK”, e cila është kundërshtuar fort nga opozita jashtë parlamentare.

Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Patozi shprehet se shkeljet në paketë janë ulëritëse dhe argumenton se kjo nuk është hera e parë që ndodh në Shqipëri. Andaj u sugjeron atyre që janë kundër ligjit, pra opozitës që të mos u bëjë përshtypje.

Duke kujtuar procesin e dekriminalizimit, Patozi thotë se devijime ka pasur edhe aty, edhe te reforma në drejtësi.

“Të mos harrojmë që devijime po kaq të forta të kushtetutës kanë qenë edhe dekriminalizimi i famshëm, madje edhe vetë e shumëdebatuara reformë në drejtësi. Ndërkohë që dihet botërisht, se për dekriminalizmin opozita ka pasur eksluzivitet të plotë, ndërsa për reformën në drejtësi parlamenti shqiptar ka gjetur konsensun më të gjerë në historinë e vet, duke votuar me unanimitet”, nënvizon Patozi.

Ndër të tjera, Patozi shprehet pesimist sa i takon punës së kryeministrit Rama me anti-KÇK për dëshkimin e ‘të fortëve’, ashtu siç ka premtuar.

“Ndaj edhe nuk kam shumë shpresë që Edi Rama, edhe sikur ta kishte seriozisht këtë që po predikon, mund të mbyllë në vetëm 10 muaj një gropë të zezë, që është hapur para syve tanë për shumë vite me radhë edhe me bekimin e tij”, nënvizoi Patozi.

Shënimi i plotë në Facebook

Të fundit