Flash News

KRYESORE

Përballet biznesmeni Beqaj me noteren Spahiu, Shullazi: Kemi regjistrimet e prokurores

Përballet biznesmeni Beqaj me noteren Spahiu, Shullazi: Kemi regjistrimet e

Janë përballur biznesmeni Ylvi Beqaj dhe noterja Aida Spahiu sot në gjyqin e Shullazit. Emiljano Shullazi deklaron se disponon përgjime ku prokurorja mëson dëshmitarët se çfarë të thonë në gjyq. "Kemi incizime për ju kur mësoni dëshmitarët sesi të flasin në Gjykatë", i është drejtuar Shullazi prokurores.

Dy prokurorët e çështjes janë Elisabeta Imeraj dhe Eneid Nakuçi. Shkak i ballafaqimit janë bërë deklarime kontradiktore të tyre në lidhje me kërcënimet që sipas prokurorisë, ata kanë marrë nga Emiljano Shullazi.

Noterja është shprehur se kontrata është nënshkruar me kërcënime, por Shullazi e ka mohuar diçka të tillë.

Kujtojmë që seancën e kaluar avokatët e Shullazit kanë kërkuar pushimin e çështjes duke akuzuar se prokurorët nuk janë seriozë në përfaqësimin e çështjes në gjykatë.

Prej muajsh në Gjykaten e Krimeve të Rënda ka nisur shqyrtimi i dosjes për Emiljano Shullazin dhe katër anëtarët e tjerë të grupit, të akuzuar për  vepra të rënda penale që nga gjobëvënia e deri te kërcënimi për jetën.

 

 

Të fundit