Flash News

KRYESORE

Përballja Basha-Selami në Shkodër shoqërohet me debate: Kryetari kopje e autoritarizmit. Përgjigjja: Mos dëgjo Andi Bushatin, të dy e keni inat PD-në

Përballja Basha-Selami në Shkodër shoqërohet me debate:

Lulzim Basha dhe Eduart Selami, dy kandidatët për kryetar të PD në zgjedhjet e 22 korrikut për herë të tretë mes tyre janë përballur drejtpërdrejtë në Shkodër. Mes dy kandidatëve ka patur edhe një debat. Selami e ka akuzuar kundërshtarin e tij se i ka hequr nga lista vetëm se e kanë kundërshtuar atë….

Selami: Basha eshte kopje e hijes vet te autoritarizmit qe e kemi vuajtur ne keto 27 vite. Basha ka shkelur statutin. S’ka asnje te drejte te vendose Basha se kush i vlen dhe kush jo PD. Ky eshte gabimi qe beri Basha. Per Topallin duhej te vendosnit ju anetaret nese do te ishte apo jo ne liste. Per Bashen kush del kunder, ky eshte tradhetar i futur nga Edi Rama, kjo eshte gabim. Nese duam te ecim me boten e perparuar duhet te pranojme kete lloj standardi qe diversiteti eshte vlere dhe jo autoritarizmi dhe Basha e ka provuar kete duke humbur 2 here. Kjo eshte me rezultate dhe jo fantazira.

Basha: Nuk jam dakord me analizen e Selamit por kam bindjen….

Selami: Ti u ngrive, cfare do me.

Basha: Jo jo mos degjo Andi Bushatin. Edhe ti edhe ai e keni inat PD por t’i për arsye të tjera. Nuk bie dakord me parashtrimin. U akuzova por kopje te zbehte autoritare dhe me siguri e ke fjalen per Sali Berishen. Nuk kam asnje tipar me Sali Berishen sepse nuk ka asnje njeri tjeter kopje e Sali Berishes. Akuzat s’mund t’i pranoj sepse po te ishit me mua do kishit sakrifikuar dhe pas zgjedhjeve do kishit thene qe eshte radha jone dhe do kisha ikur. S’kam hequr kend sepse te jesh demokrat s’do thote te jesh deputet.

Selami: Kjo eshte siperfaqesore.

Basha: Ky eshte thelbi.

Selami: Para 4 vitesh na the te njejtat gjera. Pse duhet te na besojme ty sepse edhe para 4 vitesh na the nje anetar nje vote dhe kur kundershtuam na hoqe nga keshilli kombetar dhe nga listat. Si mund t’i besojme edhe njerezve tuaj kur keta i ke zgjedhur ti.

Basha: Pse nuk u be nje anetar nje vote. Nuk u be sepse kaloi permes nje procesi konsultimi ne teresi dhe ky konsultim u ngrit kunder nje anetar nje vote per intersa te parimore te PD. Ky ishte parimor apo interes i elites te PD kete smund ta them tani.

Basha: Ndryshim nje anetar nje vote ne mbledhjen e pare te kuvendit kombetar.

Selami: Kete e premtove ne 2013. Nuk pyete askend dhe hoqe 20 kryetar degesh te zgjedhur me nje anetar nje vote. Dhe cfare me thoni tani mua. Keni thyer premtimet e shqiptareve skeni mbajtur premtimet ne pd dhe keni humbur keshtu qe duhet te largoheni.

Selami: Ke thene qe kemi 105 mije anetar por nuk e dime ku i kemi. Hajde ta bejme antaresine si duhet.

Basha: Zgjedhjet u bene nga parate e droges ne 2013 dhe tani.

Selami: Ky është dorezim.

Basha: Jo jo nuk eshte e vertete. Une e kam treguar modelin tim dhe per hir te problemeve te brendshme smund te themi qe kishte zgjedhje te lira dhe te ndershme. Kjo eshte nje thike per demokracine sic e ia kemi vene thiken demokracise gjithe keto vite.

Basha: Nuk ia dorezojme Shqiperine xhuxh maxhuxhave te krimit. Tytës se pistoletes shteti duhet t’i pergjigjet me dy tyta automatiku se s’ka rruge tjeter. Nese se ben policia do ta bejme ne. Po gara eshte e pabarabarte brenda nesh sepse kam kater vite qe luftoj per Shqiperinë. Ashtu aic jane ata te tjeret qe luftuan 4 vite per 22 korrikun dhe jo per Shqiperine dhe kjo eshte ironike dhe nuk e lejojme.

Selami: Duhet te fusim kulturen bashkohore te rezultateve ne sy. Nese humbjen e quan fitore apo nese vazhdon dhe justifikohesh s’kemi gje ne vije. Une ketu do jem. 15 vjet me kerkuat hajde ketu tani qe erdha me thoni pse erdhe. Ju festoni humbjen ndersa problemi im eshte fitorja. Gara eshte reale dhe do jete me mire po me votuat mua.

Basha: Komunizmin e shembem dhe po e ekzagjeroj, bllokmen qe udheheqin PD nuk mund te kete me edhe pse s’dua te merrem me emra te perveçem. Te gjithe e kane patur mundesine te vijne ketu ne Shkoder dhe te marrin vota dhe mund ti kerkojne edhe atyre pergjegjesi edhe pse e kam marre pergjegjesine.

Anëtar pyetje: Moskandimi i Topallit solli humbje te madhe ne Shkoder dhe cfare solli qeveria teknike?

Basha: Nuk kam ndermend te merrem me emra te perveçem dhe ka gjera qe jane zhvilluar ne rrafsh publik. Cdo vendim qe e kam marre e kam marre per interesin publik dhe te PD dhe jo interesin personal. Per Helidon Bushatin levizja eshte bere per perfaqesimin e Vau Dejes dhe asgje tjeter. Nuk eshte e vertete se kam thene se me qeverine teknike nuk do kontestoj zgjedhjet. S’kisha iluzione se 7 persona do frenonin makinerine e krimit./ShkodraNews.

Të fundit