Flash News

KRYESORE

Përballja e së enjtes në ‘prime time’, çfarë po ndodh tani në emisionet politike

Përballja e së enjtes në ‘prime time’,

E enjtja e sotme në studiot televizive do të jetë shumë e larmishme. Tema të ndryshme por edhe të ftuar nga më të larmishmit do të përplasin idetë e tyre mbi çështjet e aktualitetit politike në vend.

Mësohet se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, do të jetë sot i ftuar i Sokol Ballës në emisionin “Real Story” në Neës24 përballë analistëve Fatos Lubonja dhe Skënder Minxhozi. Paketa anti-KÇK e miratuar sot nga parlamenti me 89 vota pro do të jetë në fokus të emisionit.

Në anën tjetër në “Open” në  Top Channel është i ftuar Henri Çili, i cili do të flasë në lidhje me arrestimin e tij dhe akuzat që i bën prokuroria.

Në opinion po diskutohet çështja koronavirusit në Evropë dhe rrezikun që kanoset Shqipërisë, ku ka të ftuar specialistë të mjekësisë dhe jo vetëm.

Ndërkohë në emisionin në "360 Gradë", tema  “Diktaturë apo demokraci?…” do të diskutohet sonte në studion e Artur Zhejit. Të ftuar: Edmond Budina; Margarita Kola; Shpëtim Nazarko; Arben Meçe;  Neritan Liçaj dhe Agim Doci.

Të fundit