Flash News


KRYESORE

Përballja e së hënës, çfarë po diskutohet në emisionet e mbrëmjes

Përballja e së hënës, çfarë po diskutohet

E hëna e sotme në studiot televizive do të jetë e larmishme. Tema të ndryshme por edhe të ftuar nga të ndryshëm do të hedhin idetë e tyre mbi çështjet e aktualitetit dhe politikës në vend.

‘Korona në mes Reales dhe Ireales…’- Kjo është tema e përzgjedhur për tu diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e 360 grade të Artur Zhejit.

– Epidemia në Shqipëri po rritet dhe po bëhet shpërthyese, ndërsa në Itali duhet se po shuhet krejtësisht…

– Por shqiptarët duket se nuk besojnë më te Korona-virusi. A do të jetë ky viti I mbrapshtë 2020?! Pse?!

Të ftuar, Pjesa e Parë: 21.00 – 21.45/ 1. Edmond Budina 2. Tritan Shehu 3. Rubina Muzina 4. Alba Kepi/ Pjesa e Dytë: 21.50 – 23.30 1. Sazan Guri 2. Arben Meçe 3. Aida Shtino

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të jetë i ftuari i gazetarit Çim Peka në "Çim Peka LIVE".

Aktakuza ndaj Thaçit, situata kaotike në Kosovë, bisedimet me qeveri të varur prej serbëve. 15 kushtet e BE që nuk i njeh Rama dhe qëndrimi i Presidentit. Venecia me Presidentin, do të jenë disa prej temave për të cilat do të flasë presidenti.

Në emisionin Real Story, me gazetarin Sokol Balla do të diskutohet tema: Ora e errët për shqiptarët.

Të ftuar: Paskal Milo, ish ministër, Ismail Kashorja analist në Kosovë, Fatos Lubonja komentator, Skëndër Minxhozi komentator.

Në emisioni Open në Top Channel me gazetaren Eni Vasili po diskutohet mbi pandeminë dhe rritjen e numrave në vend. E ftuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Të fundit