Flash News

KRYESORE

Përballja historike Tirana-Crvena Zvezda, trajnerët publikojnë formacionet zyrtare

Përballja mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës e vlefshme për raundin e dytë të Champions League, pritet të nisë në orën 20:00, në stadiumin "Air Albania”, ku dy skuadrat kampione do të kërkojnë kualfikimin në fazën e tretë.

Ndërkohë, janë publikuar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve, teksa bardheblutë e Emanuel Egbosë, do të luajnë për të shpresuar te një kualifikim i mundshëm, i cili do të ishte historik për klubin kryeqytetas.

Nga ana tjetër, serbët e Dejan Stankoviç, vijnë si favoritë në letër, teksa i vetmi disavantazh i tyre është se ndeshja do të jetë me një takim dhe nuk do të ketë përballje kthimi.

Trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtare që do të zbresin në fushë, ku vihet re se Egbo i ka besuar rreshtimit si në ndeshjen e Tbilist ndaj Dinamos, teksa i vetmi ndryshim është në krahun e majtë, ku është lënë në stol Ismajlgeci dhe në vend të tij është pozicionuar Hoxhallari.

Formacionet zyrtare:

TIRANA: Lika, Toshevski, Najdovski, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Kobina, Torasa, Kale, Muçi. Trajner: Emanuel Egbo:

CRVENA ZVEZDA: Borjan, Gobeljiç, Degenek, Milunoviç, Rodiç, Ivaniç, Sanogo, Spiridonoviç, Kanga, Katai, Ben Nabouhane.

[caption id="attachment_408632" align="alignleft" width="768"]Formacioni i Tiranës Formacioni i Tiranës[/caption]

Të fundit