Flash News

KRYESORE

Përballja me banditë dhe politikanë të inkriminuar, Sandër Lleshi: Në karrierë nuk kam çfarë të fitoj më

Përballja me banditë dhe politikanë të inkriminuar,

Nëse merr nga presidenti Ilir Meta dekretin për t’u emëruar ministër i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshi shprehet i vendosur për të qenë serioz në realizimin e punës së tij. Lleshi thotë se e ka pranuar këtë sfidë dhe nuk është i gatshëm të konsiderojë asnjë lloj influence që bie ndesh me misionin e tij.

Ai theksoi se në karrierën e tij nuk ka çfarë të fitojë më, pasi e ka arritur majën me gradën e gjeneralit.

“E kam pranur këtë sfidë vetëm për një gjë: Unë nuk kam më çfarë të fitoj, e shoh si mision të rëndësishëm që duhet bërë dhe nuk jam i gatshëm të konsideroj asnjë lloj influence që bie ndesh me misionin tim të madh. Duhet të jemi serioz dhe ta kemi me gjithë mend”, deklaroi Lleshi gjatë emisionit ‘Opinion’.

Sa i përket vijimit të karrierës politike në Partinë Socialiste, Sandër Lleshi tha se me këtë parti është lidhur vetëm nëpërmjet Edi Ramës dhe jo për shkak të ideoligjisë.

Ai vlerësoi kryeministrin Rama si një njeri që e do debatin që delegon më shumë pushtet seç duhet.

Sandër Lleshi rrëfen kur iu bë oferta për ministër: Nuk mund ta kundërshtoja propozimin e Edi Ramës

Të fundit