Flash News

KRYESORE

Përballja Milan -Arsenal, Gattuso: Unë jam një trajner fëmijësh para Wengerit

Përballja Milan -Arsenal, Gattuso: Unë jam një trajner

Të enjten në mbrëmje pritet të zhvillohet në “San Siro” ndeshja mes Milanit dhe Arsenalit, në një prej përballjeve më emocionuese që rezervoi shorti i Europa League.

Trajneri i Milanit ka vlerësuar rivalët e kësaj jave, ndërsa e ka cilësuar veten “një fëmijë”, krahasuar me karrierën mbresëlënëse të homologut të tij, Arsene Wenger.

“Arsenali është një skuadër me lojtarë kampionë dhe më e fortë sesa ne, edhe pse aktualisht është në vështirësi. Do të duhet një paraqitje e madhe që të fitojmë. Kishte kohë që Milani nuk luante në Europë me një publik prej 70 mijë tifozësh, ndaj duhet ta shijojmë. Jemi të rinj të gjithë, përveç Bonuçit apo Biglias. Ajo çfarë kam përjetuar unë si lojtar është tjetër gjë. Krahasuar me trajnerin Wenger, unë jam një trajner fëmijësh”, është shprehur Gattuso.

Të dy ekipet luajnë në kupën më të vogël kontinentale, pa shumë prestigj, por gjithsesi me objektiva të qarta për trofeun.

Të fundit