Flash News

KRYESORE

Përballja në Byro/ Deputeti: Vasilika Hysi më kërcënoi me burg dhe për pasoja mbi babain tim. Socialistja dhe Edi Paloka reagojnë në sallë

Përballja në Byro/ Deputeti: Vasilika Hysi më kërcënoi

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka qenë sot i pranishëm në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit për incidentet që ndodhën në sallën e seancave plenare gjatë votimit për kryeprokuroren e përkohshme.

Duke mohuar akuzat që socialistët kishin ngritur ndaj tij, Braimllari denoncoi deputeten e PS, Vasilika Hysi, se e ka kërcënuar me burg.

“Zonja Hysi më ka thënë se ti do shkosh në burg”, u shpreh Braimllari, duke shtuar se deputetja socialiste e ka kërcënuar edhe për pasoja mbi babain e tij, duke pretenduar se ai është gjyqtar, ndonëse e vërteta është ndryshe.

Ndërkohë, Hysi filloi të qeshte në sallë, por nuk i hodhi poshtë fjalët e kolegut të saj.

Për këtë denoncim reagoi edhe nënkryetari i Kuvendit, Edi Poloka, i pranishëm në mbledhje, i cili u shpreh se: “(Vasilika Hysin) E kemi në vend të prokurores sot”.

Me të dëgjuar pretendimet e deputetëve, Byroja e Kuvendit, e udhëhequr nga Gramoz Ruçi, ka vendosur me votat e mazhorancës përjashtimin me 10 ditë të shtatë deputetëve të opozitës. 

Të fundit