Flash News

KRYESORE

"Përballja s'ka për të vonuar", Boçi publikon pamjet: Si po pengohen qytetarët t'i bashkohen protestës

"Përballja s'ka për të vonuar", Boçi

Kontrollet e policisë ditën e sotme kanë bërë që në autostradën Tiranë-Elvasan të krijohen radhë të gjata të makinave në autostradën Tiranë-Elbasan.

Ish-deputeti i PD-së, Luciano Boçi teksa ka publikuar disa foto nga trafiku i rënduar, shprehet se policia me urdhër të qeverisë ka bllokuar përsëri rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Sipas tij, kjo ndodh për shkak të protestës së sotme, ndërsa shton se "përballja s’ka për të vonuar dhe vdekja që Rama kërkon të mbjellë, do ta marrë me vete në fatin e tij politik, të vulosur tashmë në rrënojat e kazmës së tij ndaj historisë e demokracisë."

Reagimi i plotë:

TMERRI I REGJIMIT

Për të parë tmerrin që ka pushtuar regjimin e Ramës nga reagimi qytetar, nuk mjaftojnë vetëm pamjet e vrerosura të kalorësit të çmendur të apokalipsit historik e kulturor. Ai lexohet mirë me dhunën dhe arrogancën e policisë së partisë. Grahmat e fundit kanë hyrë në fazën e numërimit mbrapsht.

Me urdhër të grahmave të tij dhe sot, megjithëse është dita e hapjes së madhe, është bllokuar përsëri rrethrrotullimi i Bradasheshit, Elbasan në drejtim të Tiranës. Regjimi kërkon oksigjen nëpërmjet terrorit dhe marrjes së asaj pak lirie të njerëzve, pasi i ka grabitur çdo gjë tjetër. Por përballja s’ka për të vonuar dhe vdekja që Rama kërkon të mbjellë, do ta marrë me vete në fatin e tij politik, të volusor tashmë në rrënojat e kazmës së tij ndaj historisë e demokracisë.

Të fundit