Flash News

KRYESORE

Përballja Teuta-Partizani, portieri durrsak shënon golin e barazimit në minutën shtesë

Përballja Teuta-Partizani, portieri durrsak shënon golin e barazimit

Teuta ka bërë mrekullinë në “Niko Dovana” përballë Partizanit, duke marrë një pikë në Superiore. Super goli është shënuar nga portieri Moçka në minutën e fundit shtesë të takimit, pas krosimit nga këndi. Partizani dukej se do të fitonte mes vështirësive të mëdha përballjen me “djemtë e detit”, teksa kishin shënuar që në pjesën e parë me anë të Prognit.

Por takimi mund të kishte marrë rrjedhë tjetër, nëse Çyrbja i Teutës do të kishte shënuar nga 11-metërshi në minutën e 17-të të pjesës së parë, një goditje që u neutralizua nga portieri mik, Hoxha.

“Demat e kuq” vijojnë të humbasin terren nga zona e Evropës dhe e shohin veten në kuotën e 32 pikëve, 4 pikë më pak se Flamurtari i vendit të tretë, i cili ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.

Për Teutën kjo ishte një ndeshje jetike, pasi durrsakët janë në nevojë të pikëve të çmuara që do t’i mbajnë ata larg zonës së ftohtë të renditjes, ndërsa tashmë e shohin veten me pikë të barabarta me shkodranët, të cilët renditen më poshtë, por kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

 

Të fundit