Flash News

KRYESORE

Përballja Tirana-Crvena Zveda, kryetari i shoqatës serbe: Në Shkodër ka tifozë të ekipeve serbe por nuk identifikohen

Përballja Tirana-Crvena Zveda, kryetari i shoqatës serbe: Në

Teksa ndodhemi vetëm disa orë larg përballjes Tirana-Crvena Zveda, kryetari i shoqatës serbe Rozafa Moraça në Shkodër, Pavlo Jako, i cili përfaqëson të gjithë shtetasit me prejardhje serbe në Shqipëri, është shprehur se do të bëjë tifo për skuadrën serbe.

Jako thotë ka treguar se në Shkodër ka tifozë të Crvena Zvezdës apo ekipeve të tjera serbe si Partizani i Beogradit, por nuk identifikohen për shkak të marrëdhënieve të shqiptarëve me serbët, një situatë e krijuar nga përplasjet historike por edhe politike.

Më tej ai ka shtuar se nuk do të ketë asnjë organizim në mbështetje të Crvena Zvezdës sepse mund të merret si provokim, teksa përmend rastin e flamurit Autochtonous.

“Kjo ndeshje mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës, Jako shpreson që të shërbejë për përmirësim të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ndeshja Tirana-Zrvena Zvdezda do të mbetet si një përballje historike mes dy ekipeve ballkanike dhe dy shteteve që vazhdojnë të kenë pretendime të ndryshme për historinë dhe territoret”, tha Pavlo Jako.

Të fundit