Flash News

KRYESORE

Përballjet në Tiranë/ Grida Duma kundër Elona Gjebreas, në Kombinat Tahiri sfidohet nga kandidati i PAA

Në Tiranë do të ketë përballje interesante në disa zona të ndryshme, ku bie në sy ajo mes Grida Dumës nga PD dhe Elona Gjebreas nga PS, të cilat do kenë nën administrim Njësinë Nr.1, që përfshin ‘Ali Demin’ dhe Shkozën, raporton Panorama.

Në Kombinat, Njësia Nr.6, Saimir Tahiri do të ketë përballë Fuad Haxhiymeri, i cili është bërë pjesë e listës së PD-së si propozim i PAA-së së Agron Dukës.

Njësia Nr.5 që konsiderohet bastion historik i socialistëve në kryeqytet, do “shijojë” përballjen e Pandeli Majkos me Halim Kosovën, dy figura të vlerësuara nga të dyja kampet politike.

Të fundit